Trençevska: Vetëm përmes informimit të qytetarëve mund ta kthejmë besimin në sistem
Shkup, 6 tetor – Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot kryesoi me Këshillin për ndjekjen e gjendjes në sistemin pensional, ku morën pjesë përfaqësues të Ministrisë së Financave, MAPAS-it dhe shoqatat e pensionistëve. Në mbledhjen e këshillit u bisedua për reformat tatimore dhe përfitimet nga shtylla e dytë dhe e tretë pensional. Gjithashtu u prezantua edhe Analiza e gjendjeve aktuale në sigurimin kapital financiar pensional të përgatitur dhe prezantuar nga MAPAS-i.
“Atë që dua ta hapim si çështje është informimi veçanërisht i anëtarëve më të rinj për funksionimin e sistemit pensional. Të informohen për atë se ku shkojnë paratë e tyre dhe të jenë vetë të aftë të shprehen ku duan të jenë anëtarë. Vetëm përmes informacioneve të vërteta mund të rrisim besimin e qytetarëve në sistem”, tha Trençevska.
Ajo theksoi se kushdo që është pjesë e sistemit pensional duhet të mundet dhe vetë të kuptojë”zarfin e gjelbër”, e jo ai të jetë vetëm pjesë formale e informimit të qytetarëve në shtet.
Nga MAPAS-i dhe Shoqatat informuan se mjetet për fushata ndahen në nivel vjetor dhe se në lidhje të rritjes së së edukimit dhe njohurive të qytetarëve ka përparim, megjithatë theksuan se është një proces afatgjatë. Përfaqësuesit u përqendruan edhe në edukimin e nevojshëm të studentëve dhe nxënësve të shkollave të mesme.
Në përputhje me prezantimin për propozimin e reformës tatimore nga përfaqësuesi i Ministrisë së Financave, Ministrja Trençevska kërkoi që propozimet dhe mendimet t’i dorëzohen Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale në formë të shkruar, të cilat do të shqyrtohen dhe diskutohen në vijim. seancat e Këshillit për Monitorimin e situatës në sistemin e pensioneve.

