Trençevska – Sandri: Po thellohet bashkëpunimi i partneritetit me UNHCR-në

Shkup, 3 shkurt – Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska sot mbajti takim protokollar me përfaqësuesen e UNHCR-së, Agjencinë për Refugjatë pranë Kombeve të Bashkuara, Monika Sandri.

Në takim, siç informojnë nga MPPS, ministrja Trençevska ka theksuar se në vitin që vjen pret që Ministria dhe UNHCR ta vazhdojnë bashkëpunimin në përforcimin e institucioneve të cilat përballen me refugjatët dhe emigrantët. Në takim është biseduar, siç theksuan, edhe për thellimin e plotësuar në bashkëpunimin e suksesshëm në sferën e mbrojtjes ndërkombëtare dhe çrrënjosjen e pashtetësisë.

“E vlerësojmë mbështetjen të cilën përmes marrëveshjes për bashkëpunim partneriteti UNHCR ia jep Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale në arritjen e qëllimeve globale, detyrimet ndërkombëtare të shtetit sipas konventave për të drejtat e njeriut, si dhe progresin e anëtarësimit drejtë BE-së. Ne si investim me ndihmën e organizatave civile dhe UNHCR-në iu ndihmojmë personave të cilët nuk janë të evidentuar në librin amë të të lindurve, t’i vendosim në kornizën ekzistuese ligjore që të kenë qasje në arsim, mbrojtje sociale, shëndetësore dhe shërbime të tjera”, ka thënë Trençevska.

Përfaqësuesja e UNHCR-së, Sandri e ka transmetuar mirënjohjen e saj të thellë për të gjitha angazhimet dhe bashkëpunimin e shkëlqyer me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, e cila tashmë 20 vite është partner kyç.

Ajo është angazhuar për bashkëpunim dhe mbështetje edhe më të thellë, veçanërisht në sferat e ndërtimit institucional të kapaciteteve, mbrojtjes së të dhënave, si dhe çrrënjosjen përfundimtare të pashtetësisë me forca të përbashkëta dhe në bashkëpunim me KB dhe gjithë shoqërinë. Ka potencuar se shteti mund të jetë lider në botë në zgjidhjen e pashtetësisë edhe para afatit të shënuar nga sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, i cili skadon në vitin 2024.