Trençevska: Punësimi i personave me aftësi të kufizuara mbetet në fokus të punës sonë

Shkup, 24 shkurt – Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska sot realizoi takim me Bashkësinë e shoqatave mbrojtëse ZAPOVIM. Në takim është biseduar për draft-versionin e Propozim ligjit për punësim të personave me invaliditet. Ministrja Trençevska potencoi se teksti i ligjit nuk është përfundimtar dhe se në përgatitjen e tij do të përfshihen edhe organizatat relevante, partnere të MPPS-së, ndërsa do të organizohet edhe debat publik.

“Ne duam të arrijmë zgjidhje ligjore që do të jetë nga interesi për të gjithë. Personat me aftësi të kufizuara dhe punësimi i tyre do ta marrin rolin qendror, sepse do të ofrohen zgjidhjet më adekuate për nxjerrjen e tyre nga sistemi i mbrojtjes sociale. Qëllimi është këto persona t’i nxjerrim në tregun e punës që të munden më lehtë të integrohen në bashkësi. Këtë do ta bëjmë së bashku, përmes dialogut me të gjitha palët e interesuara sepse vetëm me personat e aftë për punë do të rritet produktiviteti edhe i shoqatave mbrojtëse. Në zgjidhjen e re ligjore do të përfshihet edhe rehabilitimi profesional i personave me aftësi të kufizuara që të krijojmë një diapazon të gjërë të strukturës së punës”, theksoi Trençevska.

Sipas përfaqësuesve të Bashkësisë së shoqatave mbrojtëse në shtet, me zgjidhje të përhershme ligjore përfshirja e personave me aftësi të kufizuara është në nivel të kënaqshëm, sepse , siç theksuan, 80 për qind janë të punësuar. Potencuan se përfitimet gjatë përfshirjes së personave me invaliditet në procesin e punës japin rezultate edhe për firmat dhe personat me invaliditet. Ata kanë ofruar ndihmë në përgatitjen e Rregullores së re në pjesën e rehabilitimit profesional.