Trençevska: Përfshirja sociale dhe zhvillimi i kapitalit njerëzor, prioritete në të cilat angazhohemi

Shkup, 16 mars – Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Jovanka Trençevska në takimin e sotëm onlajn të grupit sektorial të punës për arsim, punësim dhe politikë sociale ku kanë marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri për Çështje evropiane, Bojan Mariçiq dhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, jeton Shaqiri ka theksuar se prioritetet e MPPS-së janë përfshirja sociale dhe zhvillimi i kapitalit njerëzor.

“Përfshirja sociale dhe zhvillimi i kapitalit njerëzor, mbështetja e plotë e personave nën rrezik social dhe të rinjtë në tregun mundësojnë rritje të përshpejtuar dhe të qëndrueshme ekonomike dhe zhvillim drejt një standardi më të mirë jetësor”, tha Trençevska.

Ministrja ka thënë se në kohën kur edhe shoqëria jonë përballet me sfidat e krizës së fundit, është me rëndësi të vazhdohet me përpjekjet e filluara për rimëkëmbjen e ekonomisë dhe përmirësimin e gjendjes sociale dhe kushteve për jetë dhe punë të qytetarëve.

“Ne dëshmuam se puna e punëtorit vlerësohet, veçmas në kushte të pandemisë, krizës energjetike dhe presioneve inflatore. Presim që rritja e pagës minimale dhe mesatare dhe të gjitha masat dhe përcaktimet që janë ndërmarrë në atë drejtim dot ë ketë ndikim direkt në përmirësimin e standardit të qytetarëve dhe nxitjen e aktivitetit ekonomik, produktivitetin e punës si dhe konkurrencës. Njëherësh angazhohemi për standardin jetësor të personave më të moshuar, pasi e dimë se pensionet kanë ndikim të jashtëzakonshëm mbi varfërinë e plotë në vendin tonë”, ka thënë ministrja Trençevska.