Trençevska në takim me Organizatën e punëdhënësve: Dialogu për rrogën minimale mes palëve të prekura fillon të mërkurën

Shkup, 31 janar – Përmes dialogut me punëtorët dhe punëdhënësit do të gjenden zgjidhjet më adekuate për konfirmimin e vlerës së rrogës minimale. Dialogu fillon të mërkurën kur do ta mbajmë edhe mbledhjen e parë të Këshillit ekonomiko-social, informoi sot ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska pas takimit me përfaqësues të Organizatës së punëdhënësve.

Tema kryesore në takimin ishte kërkesa e sindikalistëve për rritjen e rrogës minimale dhe rëndësisë për dialog social në shtet.

“Qëndrimi i ynë është se përmes negociatave për rrogën minimale, në të cilat marrin pjesë Qeveria, punëdhënësit dhe punëtorët me fakte dhe argumente, duhet të vijmë deri në zgjidhje që është e mirë për të gjitha palët e prekura. Në këtë mbledhje do ta hapim edhe çështjen për ndryshime të kritereve për rrogën minimale”, tha Trençevska.

Përfaqësuesit e Organizatës së punëdhënësve vlerësojnë se më së miri është që dialogu të fillojë me biseda për kriteret për rritjen e rrogës minimale.