Trençevska: Mentorët social – një urë ndërmjet idesë për ndryshim dhe ndryshimit të vërtetë

Shkup, 25 mars – Dymbëdhjetë mentorë social – mentorë për integrim në punë,  nga sot do të ndryshojnë  jetën e personave me punë të vështirë. Sot edhe zyrtarisht u ishin dorëzuar certifikatat për rolin që e kanë  në kohën e shumë sfidave dhe ndryshimeve në botën e punës. Ngjarja ishte rrumbullaksuar  në programin edukativ të verifikuar gjashtëmujor për mentorimin social nëpër të cilin kaluan  bartësit e profesionit të ardhshëm, ndërsa krijues i së cilës është Asociacioni për hulumtime, komunikime dhe zhvillim “Pablik”.

Mirënjohjet i ndau ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trençevska, e cila theksoi se investimi në zhvillimin e kapitalit njerëzor është investimi në zhvillimin e një shoqërie.

“Krijimi i mentorimit social për integrimin e punës do të kontribuojë në ngritjen dhe zhvillimin e punonjësve social, psikologëve dhe profileve të tjera në shkencat sociale, duke i profilizuar ata si mentorë për integrimin e punës – hallka kryesore që lejon kalimin e duhur nga mbrojtja sociale në tregun e punës. Nga ana tjetër mundëson vënien në funksion të kapaciteteve të njerëzve punëtorë në vend, gjë që sjell përfitime si për kategoritë e rrezikuara të qytetarëve, ashtu edhe për shtetin. Nevoja për profesionistë të tillë po bëhet gjithnjë e më e nevojshme dhe për këtë po krijojmë kushte për zhvillimin e mentorimit social në vend”, tha Trençevska.

Siç njoftojnë nga  Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, kjo metodologji e zhvilluar nga “Pablik” në kuadër të “Promovimit Rajonal të mentorimit social si një qasje për aktivizimin e tregut të punës për personat e rrezikuar” në bashkëpunim me Shoqatën Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), vendos ndryshime në sistemet e mbrojtjes sociale në Maqedoninë e Veriut dhe në Ballkanin Perëndimor.