Trençevska: Jetesa me mbështetje ofron kushte dhe mundësi më të mira për personat me pengesa
Shkup, 25 shkurt – Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska sot u takua me një pjesë të ekipit i cili punon në projektin “Së bashku për më shumë mundësi dhe mbështetje” – TIMOR, financuar nga BE-ja, si mbështetje ndaj procesit të deinstitucionalizimit të personave me pengesa, ku u bisedua për aktivitetet e deritanishme dhe të ardhshme të projektit, si dhe bashkëpunimin me të gjitha palët e involvuara në projekt.
Ministrja potencoi se kujdesi për personat me pengesa mbetet prioritet i MPPS-së.
“Deinstitucionalizimi mundëson përfshirje të plotë të personave me pengesa në bashkësi dhe paraqet mundësi që ata ta japin kontributin e tyre në shoqëri. Prandaj është me rëndësi kyçe të vazhdojmë me këtë proces të rëndësishëm dhe të përfshijmë sa më shumë persona. Shtëpitë grupore të cilat sigurojnë jetesë me mbështetje po i japin rezultatet. Ato nuk dallojnë për asgjë nga ajo e fqinjëve, Askush nuk guxon të jetojë në margjina të shoqërisë”, tha Trençevska.
“Përmes projektit TIMOR, janë hapur tre shtëpi në të cilat tashmë jetojnë persona me pengesa, ndërsa në fazë të fundit janë edhe dy. Deri në fund të vitit duhet të jenë gati edhe pesë shtëpi grupore, të cilat do të ofrojnë jetesë me mbështetje për shfrytëzuesit e rinj nga Enti Demir Kapi. Shfrytëzuesit marrin mbështetje 24-orëshe nga persona të specializuar të cilët u ndihmojnë në aktivitetet e çdoditshme. Rezultatet e pritura nga projekti, krahas vendosjes së dhjetë njësive banesore me mbështetje, të përforcohet kapaciteti në 100 asistentë të cilët do ta sigurojnë shërbimin jetesë me mbështetje për personat me pengesa dhe përfshin rreth 50 persona me pengesa të gatshëm për deinstitucionalizim dhe të shpërngulur në bashkësi”, informojnë nga MPPS.
Në takim, siç thuhet në kumtesë, u cek rëndësia e bashkëpunimit mes Ministrisë, shoqatave qytetare dhe pushtetit lokal, në zbatimin e shërbimeve sociale, Krahas shpërnguljes së personave në shtëpi grupore, projekti përfshin edhe përgatitje të bashkësisë në kuptimin e pranimit të këtyre personave nga mjedisi.
Nga MPPS theksojnë se deinstitucionalizimi është proces afatgjatë dhe kërkon përpjekje të vazhdueshme dhe përkushtim, por njëkohësisht na afron drejt praktikave dhe standardeve evropiane në fushën e mbrojtjes sociale.

