Trençevska – Grigorian: Vazhdojmë me realizimin e projekteve për reformat sociale
Shkup, 3 shkurt – Projektet të cilat duhet të realizohen gjatë këtij viti, janë pjesë e temave në të cilat është biseduar në takimin e sotëm të ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska me përfaqësuesin e përhershëm të UNDP-së, Armen Grigorijan.
Siç informojnë nga MPPS-ja, Trençevska potencoi se UNDP-ja është një nga partnerët më të rëndësishëm sepse me vite e përkrah zbatimin e reformës sociale në vend që ofron mbrojtje më të madhe të grupeve të cenueshme të qytetarëve. Ajo ka informuar edhe për masat e reja nga Plani operativ për vitin 2022.
Sipas Trençevska, MPPS-ja në periudhën në vijim do të punojë në mbajtjen e masave në nivel lokal dhe në përforcimin e ekipeve të cilat punojnë në deinstitucionalizimin.
Përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së, Grigorijan paralajmëroi masa të reja stimuluese për punësim dhe vetëpunësim të cilat do të jenë mbështetje aktive e Planit operativ për vitin 2022. Ai theksoi se për UNDP-në është me rëndësi inkluzioni social i romëve, të personave me aftësi të kufizuara, personat e moshuar, fëmijët në rrugë etj.
“UNDP-ja do të vazhdojë t’i mbështesë projektet e MPPS-së për përmirësimin e të drejtave sociale të të gjithë qytetarëve në shtet. Do të bëhemi partner i afërt i Maqedonisë së Veriut”, ka thënë Grigorijan.
Trençevska dhe Grigorijan shprehën kënaqësi që bashkëpunimi nuk ngec edhe në fusha të tjera si në fushën e reformave sociale për të cilët angazhohet Qeveria.
Nga MPPS theksojnë se midis shërbimeve të realizuara me sukses me mbështetjen e UNDP-së është edhe audio lexuesi në gjuhën shqipe dhe maqedonase për personat me shikim të dëmtuar.

