Trençevska: Gratë dhe burrat duhet të kenë zë të barabartë në jetën qytetare dhe politike

Shkup, 21 mars – Koncepti i mundësive të barabarta është nga prioritetet kryesore të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, që do të thitë se gratë dhe burrat duhet të kenë të drejta të barabarta dhe zë të barabartë në jetën qytetare dhe politike. Ky është koncepti me të cilin vendi ynë ishte dhe ende është e njohur si lider në rajon, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska në fjalimin në seancën e 66-të të Komisionit për statusin e grave të KB-së në Nju-Jork.

Siç informoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Trençevska në fjalimin e saj u përqendrua në arritjet dhe sfidat në këtë fushë, të cilat, siç tha, janë motivim dhe fokus kryesor në punën e mëtutjeshme.

“Duhet të kemi gjithmonë parasysh faktin se ndryshimet klimatike nuk janë neutrale gjinore dhe kanë dimensione të forta të bazuara në gjini. Dua të shpreh kënaqësinë time të madhe që vendi ynë e njohu rëndësinë e kësaj çështjeje dhe u bë ndër të parët në rajon që nisi aktivitete të tilla. Domethënë, ne filluam si vendi i parë në rajon që emëroi një pikë fokale gjinore në UNFCC dhe për vetëm pesë vjet mund lehtë të konfirmojmë se po afrohemi drejt arritjes së qëllimit tonë të parë, zhvillimit të veprimeve të përgjegjshme gjinore për ndryshimet klimatike dhe politike për barazi gjinore me rezistencën klimatike”, ka thënë ministrja Trençevska.

Ajo e theksoi vendosmërinë dhe mbështetjen e fuqishme për krijimin e të ardhmes më të qëndrueshme për të gjithë, që do të thotë marrje e aksioneve ambicioze klimatike, njohje dhe vendosje të të drejtave sociale dhe përballje me diversitetin gjinor. Gjithashtu, theksoi se në kuadër të këtij procesi, MPPS në bashkëpunim të ngushtë me partnerët, sistematikisht i ka analizuar dallimet e bazuara gjinore dhe diversitetet në sektorët lidhur me klimën.

Ajo shprehu bindje se Republika e Maqedonisë së Veriut pajtohet me deklaratën e BE-së dhe ashpër e dënon agresionin ushtarak ndaj Ukrainës, duke shprehur solidaritet me popullin ukrainas.