Trençevska: E vazhdojmë partneritetin shumëvjeçar me Këshillin e Evropës

Shkup, 23 shkurt  – Ministrja e Punës dhe e Politikës Sociale, Jovanka Trençevska sot u takua me përfaqësues së  Zyrës Programore të Këshillit të Evropës në Shkup, informojnë nga MPPS.

Në takim është folur për bashkëpunimin e deritanishëm dhe të ardhshëm midis Ministrisë dhe projekteve të Këshillit të Evropës për Promovimin e barazisë dhe diversitetit, parandalimin dhe luftën kundër tregtisë me njerëz, ROMAKTED Programin – faza 2, promovimin e menaxhimit të mirë dhe përforcimin e romëve në nivel lokal. Ministria potencoi se MPPS ka bashkëpunim të shkëlqyer me Këshillin e Evropës për të cilin pritet të vazhdojë edhe në të ardhmen.

“Mbështetja është shumë e rëndësishme dhe prandaj gjatë periudhës së ardhshme do të dalim me ide të reja në pjesën e politikave ku preken kompetencat tona, tuajat si Këshill i Evropës dhe të MPPS-së, në pjesën e barazisë, grupeve të margjinalizuara, një pjesë edhe në të drejtën e punës. Duhet ta thellojmë bashkëpunimin edhe në pjesën e të drejtave të njeriut dhe antidiskriminimit dhe në luftën kundër gjuhës së urrejtjes”, tha Trençevska.

Përfaqësuesit e Zyrës së Këshillit të Evropës informuan se në fazë fillestare është fushata për ngritjen e vetëdijes tek qytetarët në luftën kundër jotolerancës në shoqëri, të titulluar si “Blloko urrejtjen, ndaj dashuri”. Me fushatën do të përfshihen më shumë target grupe për të rinj dhe persona në moshë, të punësuar dhe të papunësuar, sportistë.

Këshilli i Evropës është partner shumëvjeçar i Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale në Zhvillimin e Çështjeve të rëndësishme dhe të drejtave të njeriut. projektet e përbashkëta janë financuar nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës, shtohet në kumtesë.