Trençevska dhe Holshtajn biseduan për pagën minimale dhe ditën e diel si ditë jo pune
Shkup, 10 shkurt – Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot në takim me ambasadoren gjermane në vend, Anke Holshtajn dhe zëvendës ambasadorin dhe udhëheqës i sektorit ekonomik në Ambasadën gjermane, Oto Graf bisedoi për bashkëpunimin me Gjermaninë për çështjet në sferën e marrëdhënieve të punës, mbrojtjen sociale, barazinë gjinore, mbrojtjen nga diskriminimi dhe parandalimi dhe mbrojtja nga trafikimi me njerëz.
Trençevska potencoi se avancimi i të drejtave të punëtorëve, statusi i punëtorëve dhe në përgjithësi ngritja e standardit jetësor të qytetarëve është prioritet i Qeverisë dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale. Në këtë drejtim ajo informoi se sot ndryshimet e Ligjit për pagën minimale do të prezantohen para deputetëve në Kuvend.
“Përmes dialogut social u miratua zgjidhja më e qëndrueshme për përcaktimin e pagës minimale. Së bashku me partnerët socialë përmes një diskutimi të hapur, arritëm në një zgjidhje që i përshtatet të gjitha palëve të interesuara. Paga minimale prej 18.000 denarë dhe ndryshim i kritereve për përshtatje vjetore të pagës minimale me 50 për qind të rritjes vjetore të pagës mesatare dhe 50 për qind të rritjes së kostos së jetesës. Po ashtu, nuk do të jetë më e ulët se 57 për qind nga paga mesatare e publikuar nga Enti Shtetëror i Statistikës për vitin paraprak”, tha Trencevska, transmeton Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.
Ministrja theksoi edhe se Qeveria siguron mbështetje financiare për punëdhënësit në pjesën e kontributeve në neto pagën e rritur minimale.
Sipas kumtesës, zëvendës ambasadori gjerman Graf, megjithatë, ka thënë se nga ana e investitorëve gjermanë në shtet kjo zgjidhje ka mbështetje të madhe, si dhe se ata synojnë ndaj rritjes së pagave evropiane edhe për punëtorët në Maqedoninë e Veriut. Nga ana e ambasadores gjermane është theksuar se ekzistimi i dialogut social në shoqëri është me rëndësi të madhe, por edhe ndjenja e qytetarëve se janë pjesë e tij, përmes masave dhe politikave të cilat janë në interes të tyre.
Në takim, theksojnë nga MPPS, u bë fjalë edhe për vendimin ligjor që dita e diel të jetë ditë jo pune, në kuptim të përjashtimeve dhe nevojën e disa veprimeve që të punojnë të dielën, të cilët ligji i parasheh, ndërsa në pajtim me punëtorët të marrin kompensim për punë ditën e diel dhe ditë të lirë, gjatë shtatë ditëve të ardhshme.
Bashkëbiseduesit e konfirmuan edhe bashkëpunimin e shkëlqyer të Ministrisë me Shoqatën gjermane të bashkëpunimit ndërkombëtar GIZ, në fushën e sipërmarrësisë sociale, formalizimin e punës sezonale, joformale, trafikimin me njerëz, si dhe antidiskriminimin dhe politikat për barazi gjinore