Trençevksa: Dialogu me partnerët social është i rëndësishëm
Shkup, 4 shkurt – Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale Jovanka Trençevska sot u takua me kryetarin e Sindikatës së Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë – SASHK Jakim Nedellkov.
Siç informon Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, në nismën e përfaqësuesve të Sindikatës u hap çështja për konfirmimin e pagës minimale, të bëhet edhe rritje të punësuarve në institucionet e arsimit parashkollor.
Trençevska në takim tregoi se përparimi i të drejtave të punëtorëve është prioritet edhe i Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale edhe i Qeverisë.
Sipas Nedellkov, me rritjen e pagës minimale duhet të rritet edhe paga mesatare.