Trenat sërish qarkullojnë, ndërpritet bojkoti i personalit të personelit makinerik dhe ekzekutiv
Shkup, 11 mars – Trenat në vend sërish qarkullojnë. Personeli makinerik dhe ekzekutiv i “Hekurudhave Transport” e ndërpreu bojkotin pasi menaxhmenti i kopanisë ka rënë dakord që të hënën t’ua paguajë kompensimin për shpenzime materiale.
“Komunikacioni hekurudhor tashmë nuk është në ndërprerje. E pranuam marrëveshjen që kompensimi për shpenzime materiale të na paguhet të hënën”, deklaroi përfaqësuesi i personelit makinerik”, Dushko Çakarovski.
Komunikacioni hekurudhor në vend nga ora shtatë të mëngjesit të sotëm ishte në ndërprerje për shkak të kompensimit të papaguar për shpenzime materiale që personeli makinerik dhe ekzekutiv i “Hekurudhave Transport” duhej ta marrë në përfundim me ditën e djeshme.
Bojkoti ka qenë në përputhje me Vendimin e nëntorit të vitit të kaluar i cili parashikon më së voni deri më 25 të muajit personelit makinerik dhe ekzekutiv t’u paguhen paga në tërësi për muajin paraprak, ndërsa më së voni deri më datën 10 të muajit t’i marrin edhe shpenzimet materiale.
Në mëngjesin e sotëm, para orës shtatë, qarkulluan vetëm dy linja, për në Manastir dhe për Gjevgjeli, pas çfarë komunikacioni ishte në ndërprerje të plotë.

