Treçevska: Para nesh është sfida për mobilizim të një numri të madh të familjeve kujdestare

Shkup, 23 shkurt – Ministria e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska realizoi takim me përfaqësues të SOS Fshatit të Fëmijëve ku është biseduar për aktivitetet që po implementohen në pjesën e kujdesit për fëmijët pa prindër dhe kujdes prindëror, për familjet kujdestare dhe për mbështetjen e të rinjve mbi 18 vjeç.

 Trençevska, siç informojnë nga Ministria dikasteriale, ka theksuar se kujdesi për këta fëmijë duhet të jetë i vazhdueshëm dhe profesional që të munden ata të dalin nga sistemi i rrezikut social.

“Para nesh është sfida për mobilizim të një numri të madh të familjeve kujdestare. Në këtë drejtim së shpejti bashkërisht me UNICEF-in do të fillojmë fushatë për promovimin dhe përforcimin e familjeve kujdestare. Presim me një aktivitet të këtillë të rritet interesi i qytetarëve të cilët dëshirojnë të bëhen kujdestarë të fëmijëve. Familjet kujdestare të fëmijëve pa prindër dhe kujdes prindëror, me aftësi të kufizuara., fëmijë – viktima të dhunës janë mënyra më e mirë që fëmijëve t’u sigurohet kujdes, dashuri dhe përkushtim”, ka theksuar Trençevska.

Përfaqësuesit e SOS Fshatit të Fëmijëve e kanë përshëndetur qëllimin me fushatën që të rritet interesi te qytetarët që të bëhen kujdestarë të fëmijëve.