Tre viktima në një tërmet në Papua Guinea të Re

Të paktën tre persona humbën jetën në një tërmet të fuqishëm me magnitudë prej 7,6 ballë i cili e goditi Papua Guinenë e Re.

Sipas autoriteteve lokale, tërmeti ka ndodhur në mëngjes, ka të lënduar, ndërsa është dëmtuar edhe infrastruktura.

Tre persona humbën jetën në rrëshqitjen e dheut në qytetin Bau.

Drejtori i Qendrës për Katastrofa në provincën Morob, Çarlli Masanzh, deklaroi se janë shkatërruar institucionet shëndetësore, shtëpi dhe rrugë dhe shtoi se do të mund të ketë nevojë që një kohë të caktuar të vlerësohet dëmi.

Ai theksoi edhe se në atë pjesë të ishullit nuk ka shumë qytetarë dhe ndërtesa të larta në afërsi të epiqendrës dhe për këtë është shmangur katastrofa duke pasur parasysh atë që tërmeti ishte shumë i fuqishëm.