Tre të vrarë në përleshjet e reja në Nagorni Karabah
Në rajonin separatist Nagorni Karabah sot përsëri shpërthyen përleshje ndërmjet forcave të Armenisë dhe të Azerbajxhanit, me çka përfaqësuesit ushtarakë të Nagorni Karabahut deklaruan se në sulmet e fluturakeve pa pilotë të Azerbajxhanit kanë humbur jetën dy, ndërsa janë plagosur 14 ushtarë të tyre.
Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit njoftoi se një prej ushtarëve të tij ishte vrarë në, siç bëhet e ditur, “akt terrorist të formacioneve ushtarake ilegale armene”, ndërsa armata e vendit është përgjigjur me “operacion hakmarrës, duke vrarë dhe plagosur numër të pacaktuar të “aktivistëve ilegalë armenë”.
Lideri i Nagorni Karabahut, Araxhik Harutiunxhan sot paralajmëroi mobilizim të pjesshëm ushtarak, që në mënyrë shtesë i nxiti tensionet në atë rajon.
Armenia dhe Azerbajxhani kanë kontest shumëvjeçar rreth Nagorno Karabahut, i cili gjendet në Azerbajxhan dhe është nën kontroll të forcave etnike të mbështetura nga Armenia nga fundi i luftës në vitin 1994.

