Tre të vrarë dhe 11 të plagosur gjatë të shtënave me armë në një rrugë frekuentuese në Filadelfi
Tre të vdekur, ndërsa 11 të lënduar nga të shtënat me armë zjarri në një rrugë në qytetin amerikan të Filadelfisë, kumtoi policia.
“14 persona u qëlluan dhe hospitalizuan. Tre prej tyre – dy burra dhe një grua – më vonë ndërruan jetë në spital nga plagët e marra”, deklaroi inspektori Di Ef Pejs nga sektori i policisë në Filadelfia.
Policia arriti në vendin e ngjarjes dhe “identifikoi disa persona të armatosur të cilët hapën zjarr ndaj turmës” në rajonin “Sauth strit”, rrugë frekuentuese në Filadelfia.
“Mund të paramendoni se në ‘Sauth strit’ pati qindra njerëz, si çdo fundjavë, kur filluan të shtënat”, tha inspektori policor.
Pejs shtoi se policia ka shtënë ndaj njërit prej sulmuesve, por nuk saktësoi nëse ai është qëlluar.
Tani për tani nuk ka të arrestuar, kumtuan mediumet lokale.
Inspektori Pejs tha se në vendin e të shtënave janë gjetur dy pistoleta, ndërsa policia do t’i shikojë xhirimet nga kamerat e objekteve tregtare në rajon.

