Tre të vdekur nga shembja e një rrokaqielli në Najrobi

Të paktën tre persona kanë humbur jetën nga shembja e një ndërtese të lartë në Najrobi, ndërsa ekipet e shpëtimit janë ende në kërkim të të zhdukurve.
Guvernatori i qarkut Kiambu, Kimani Vamatangi tha se kanë vdekur një grua dhe dy fëmijë, ndërsa katër persona janë shpëtuar.
“E dimë se nën rrënoja është një burrë dhe bashkëshortja e tij dhe me siguri edhe një fëmijë”, deklaroi ai, duke shtuar se ndërtesa është ndërtuar në mënyrë ilegale dhe se ndërtuesi nuk i ka respektuar rregullat e autoriteteve lokale.
Shembjet e ndërtesave ndodhin në Kenia për shkak të mbikëqyrjes së dobët të punëve ndërtimore dhe korrupsionit.