Tre të vdekur në Britani si pasojë e erërave të forta
Tre persona kanë vdekur si pasojë e një nga stuhive më të rënda që kanë goditur Britaninë e Madhe në dekada.
- Advertisements –
Erërat e forta nga stuhia Eunice rrëzuan pemë dhe bënin që mbeturinat të fluturonin, duke shkaktuar vdekjen e një gruaje rreth të 30-tave në Londër, një burri rreth të 20-tave në Hampshire, dhe një burri rreth të 50-tave në Merseyside.
Rreth 400,000 shtëpi ishin pa energji që nga mbrëmja e së premtes, ndërkaq pesë persona vdiqën gjetkë në Evropë.
Zonat bregdetare të Anglisë jugperëndimore dhe të Uellsit jugor, së bashku me Anglinë juglindore, ishin në alarm pasi paralajmërimet e rralla të motit të keë u lëshuan nga Zyra Met të premten herët, duke treguar një rrezik për jetën.
Ka disa paralajmërime të verdha më pak serioze në Skoci, Irlandën e Veriut dhe pjesë të Anglisë veriore – për shkak të shqetësimeve rreth erës, borës dhe akullit.
Policia në Highgate, në veri të Londrës, tha se ata u thirrën për raportimin e një peme që kishte rënë mbi një veturë. Gruaja, një pasagjere, u shpall e vdekur në vendngjarje, ndërsa shoferi, një burrë rreth të 30-tave, u dërgua në spital.
Burri i vrarë në Merseyside ishte një pasagjer në një veturë që po shkonte drejt Aintree rreth orës 14:10 kur mbeturinat raportohet se goditën xhamin e përparmë, ka bërë të ditur policia.
Mjekët e ndihmës së shpejtë e kanë trajtuar atë në vendngjarje, por ai është konstatuar i vdekur. Shoferi nuk u lëndua.
Në Alton, Hampshire, dy burra ishin në një kamionçinë kur u shtyp nga një pemë që ra si pasojë e stuhisë. Pasagjeri është konstatuar i vdekur në vendngjarje, ndërsa drejtuesi i mjetit është dërguar me plagë të rënda në spital.