Tre të burgosurve në rastin e Kumanovës u lejohen vizitat familjare, disa të tjerë vazhdojnë grevën e urisë

Shkup, 7 maj – Drejtori i Burgut të Shutkës, Filip Andonov njoftoi se tre nga tetë të burgosurit e rastin Kumanova kanë ndërprerë grevën e urisë.

Andonov thotë se me të dënuarit që kanë ndërprerë grevën kanë arritur marrëveshje që t’u lejohet vizita e familjarëve në burg.

“Pas vizitës time në burgun e Shutkës prej tetë të burgosurve që ishin në grevë urie tre persona kanë ndërprerë grevën, ndërsa të tjerët vazhdojnë me grevën por janë në gjendje të mirë shëndetësore. Me personat që kanë ndërprerë grevën jemi marrë vesh që tu mundësohet vizita e familjarëve në burg. Ndërsa për favoret tjera si vikende të lira gjatë vikendeve jemi në bisedim e sipër, ata ende nuk kanë mundësinë të dalin jashtë burgut gjatë vikendit”, tha Andonov për “TV21”.

Familjarë të të dënuarve njoftojnë se mbrëmjen e djeshme grevistët kanë fjetur në korridor dhe se askush nuk iu ka ofruar ndihmë ndërkaq ka pasur tentime që t’i kthejnë në qelitë e tyre.