Tre ilaçe tradicionale kineze efektive për të trajtuar Covid-19

Autoritetet kineze të ilaçeve kanë miratuar tre ilaçe tradicionale kineze, të krijuara për trajtimin e Covid-19 pasi ato luajtën role të rëndësishme në uljen efektive të shkallës së sëmundjes dhe në përshpejtimin e shërimit të pacientëve.

Administrata Kombëtare e Produkteve Mjekësore dha miratimin përmes një procedure të veçantë, shkruan “Global Times”.
Tre ilaçet janë Qingfei Paidu Formulë, Huashi Baidu Formulë dhe Xuanfei Baidu Formulë, receta të lashta kineze klasike që kanë funksione të rregullimit antiviral, antiinflamator, antipiretik dhe imunitar. Këto ilaçe do të sigurojnë më shumë mundësi për trajtimin e Covid-19, thuhet në njoftimin e administratës.

Huang Luqi, kreu i Akademisë së Shkencave Mjekësore Kineze, gjithashtu vuri në dukje se miratimi shënon një pikë të re fillestare për trashëgiminë, inovacionin dhe zhvillimin e mjekësisë tradicionale.

Të tre ilaçet u përdorën gjerësisht në trajtimin e pacientëve me Covid-19 në Kinë, veçanërisht në fazën e hershme të shpërthimit.