Transparensi Interneshënëll – KSHPK: Përmirësim i vogël në zbatimin e Ligjit për mbrojtjen e informatorëve

Shkup, 7 tetor – Edhe pse shumë institucione kanë krijuar një sistem të raportimit të mbrojtur të brendshëm, nuk kanë përmbushur detyrimin për parashtrimin e raportit në Komisionin Shtetëror për parandalimin e korrupsionit për faktin se nuk kanë marrë raporte nga informatorët, tregojnë përvojat nga zbatimi i Ligjit për mbrojtjen e informatorëve që u prezantuan në seminarin e sotëm të Transparensi Interneshënëll dhe KSHPK.

Analiza e raporteve të pranuara gjashtëmujore tregon se ka një përmirësim të lehtë në zbatimin e Ligjit për mbrojtjen e informatorëve në lidhje me raportimin e brendshëm të mbrojtur.

Raportet e dorëzuara përmes kanalit të brendshëm të raportimit të vendosur në institucione, tregon se qytetarët inkurajohen që ta shfrytëzojnë këtë mundësi për të raportuar dyshime/ndërgjegjësim për paligjshmëri apo parregullsi në funksionimin e institucioneve.

Nga ana e institucioneve, të cilat morën raporte nga informatorët në kuadër të raportimit të brendshëm, njoftohet se kanë vepruar në përputhje me ligjin, janë kryer veprime konkrete për verifikimin e pretendimeve në raporte dhe janë marrë masa konkrete në përputhje me ligjin.

Kryetarja e Transparensi Interneshënëll – Maqedoni, Slagjana Taseva, vuri në dukje mungesën e një sistemi që do të ofronte mbështetje për informatorët dhe njerëzit që marrin raporte.

“Ne kemi një ligj, por nuk kemi një sistem të mbrojtjes së informatorëve. Kemi identifikuar vetëm një rast nga fillimi në fund. Duhet të shohim se cili është problemi, pse është kështu, a duhet të përfshihet një inspektim apo sanksione më të mëdha, a është përgjigja në plotësimin e ligjit, mendoj se jo”, tha Taseva, e cila porositi se nevojitet një organizim më i mirë.

Sipas Biljana Ivanovskës, kryetare e Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit, ligji inkurajon faktin që, siç tha, shohim një numër në rritje të njerëzve të pranishëm për rrjetëzimin e sistemit të mbrojtjes.

“Fakti është se njerëzit kanë nevojë për inkurajim, për t’u siguruar që janë të sigurt dhe nuk do të kenë pasoja, këto janë shkaqet kryesore për t’i inkurajuar ata të informojnë”, tha ajo.

Ivanovska informoi se që nga viti i kaluar është zhvilluar një softuer që u mundëson informatorëve të raportojnë parregullsi duke lënë ID e tyre pa zbuluar identitetin e tyre.

Ligji për mbrojtjen e informatorëve ka hyrë në fuqi më 18 nëntor të vitit 2015, ndërsa filloi të zbatohet më 18 mars 2016. Që atëherë, çdokush mund të raportojë rast të një krimi ose sjellje tjetër të paligjshme dhe në këtë mënyrë të marrë pjesë aktive në përpjekjet për ligjshmëri dhe sundim të ligjit, por edhe në luftën kundër korrupsionit. Ligji parashikon mbrojtje për atë që raporton dhe për të afërmit e tij.