Transformim i madh i Wilder – boksieri ka humbur masë muskulore, duket më i lehtë

Deontay Wilder po vazhdon përgatitjet për duelin e radhës.

Ylli amerikan i boksit, Deontay Wilder do të kthehet në ring më 15 tetor, për duelin e tij ndaj Robert Helenius.

Para këtij dueli, ‘Bomberi i Bronztë’ ka bërë ndryshime të mëdha në fizikun e tij, krahasuar me mënyrën si dukej për duelin ndaj Tyson Fury.

Wilder duket më ‘slim’ dhe nëpër rrjetet sociale po komentohet shumë. Shumë nga audienca thonë se ai duket si boksier i peshave të mesme.

Ish-kampioni i WBC synon të përfitojë më shumë në shpejtësi dhe fleksibilitet, kurse ndaj Fury i duhej më shumë peshë.

Më poshtë mund t’i shihni disa fotografi krahasuese.