Trajneri Edy Reja publikon listën e lojtarëve të ftuar për tri ndeshjet e qershorit

Trajneri italian, Edy Reja ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për tri ndeshjet e Kombëtares së Shqipërisë gjatë këtij muaji.

Kombëtarja Shqiptare ka nisur përgatitjet për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve që luhen në muajin qershor, ato ndaj nda Islandës në udhëtim më 6 qershor dhe ndaj Izraelit në shtëpi më 10 qershor.

Pas këtyre dy sfida skuadra kuqezi do të luajë edhe një miqësore me Estoninë në stadiumin “Air Albania” më 13 qershor.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se trajneri i Shqipërisë, Reja ka zyrtarizuar edhe listën me emrat e 26 lojtarëve që janë ftuar për këto tre sfida.

Nuk ka ndryshime teksa pjesë më e madhe e lojtarëve që kanë qenë në grumbullimin e marsit do të jenë të gatshëm edhe për ndeshjet e radhës.

Rikthehen pas dëmtimeve mbrojtësi Kastriot Dermaku dhe mesfushori Nedim Bajrami, ndërkohë që trajneri italian ka vendosur të ketë në listën e pritjes edhe nëntë lojtarë, duke qenë se kalendari është mjaft i ngjeshur dhe mund të ketë probleme fizike për shkak të ngarkesës.

Në këtë listë janë Thomas Strakosha, Jon Mersinaj, Arlind Ajeti, Adrian Bajrami, Albi Doka, Kevin Haveri, Enis Çokaj, Lindon Selahi dhe Ernest Muçi.

Lista e lojtarëve të ftuar nga Reja: