Trajkovska: Ana Petrovska nuk mund të quhet kandidate e pavarur, para dy javëve kryente funksion të lartë
Shkup, 17 gusht – Aktivistja shumëvjeçare Donka Barxhieva Trajkovska, eksperte për trashëgimi kulturore dhe kryetare e Qendrës për Trashëgimi Kulturore, në FB profilin e saj ka komentuar kandidimin e Ana Petrovskës si kandidate e pavarur nga ana e “Qytet i gjelbër human”.
Ajo shprehet se Ana Petrovska nuk mund të quhet si kandidate e pavarur sepse deri para dy javëve kryente funksion publik.
“Unë mendova se kandidati për kryetar të Shkupit do të jetë nga të pavarurit, por nuk paska qenë ashtu. Më falni “Qytet i gjelbër human”, por që në fillim bëtë gabim të madh. Kandidati juaj deri para dy javëve kryente funksion të lartë publik si kuadër i DOM. Nga sot është kandidate e pavarur? Mëkat për qytetarët të cilët besuan në pavarësinë e kandidatëve dhe se kanë zgjidhje! Mëkat…”, ka shkruar ajo.
Donka Barxhieva Trajkovska e konteston pavarësinë e Ana Petrovskës sepse ajo ka qenë anëtare shumëvjeçare e partisë DOM, kryetare e komisionit për urbanizëm nga viti 2011, përmes DOM u bë sekretare shtetërore në Ministrinë për Ambient Jetësor, ndërsa partinë e braktisi pasi e zëvendësuan nga posti drejtoreshë e inspektoratit për ambient jetësor.
Në momentin kur ajo ka publikuar kandidimin e saj “të pavarur”, Petrovska në Fb profilin e saj ende mbanë logon e ISHAJ, emailin zyrtar si dhe informatën “Ana Petrovska – Drejtoreshë e Inspektoratit Shtetëror për Ambient Jetësor”./Zhurnal.mk