Trajanov: Qeveria të tërheqë pajtimin për propozimin francez, përndryshe dalim nga Qeveria

Shkup, 23 qershor – Pavle Trajanov, kryetar i Lidhjes Demokratike, lidhur me propozimin francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë, konsideron se Qeveria e Maqedonisë së Veriut duhet ta tërheqë pajtueshmërinë për pranimin e propozimit francez, me të cilin pranohen kërkesat nacionaliste të Bullgarisë, e me protokol të harmonizuar mes përfaqësues të dy qeverive, detajisht të përpunohet dhe implementohet e njejta, informon Zhurnal.

E dyta, siç thotë Trajanov, duhet t’u bëhet thirrje anëtarëve të BE-së, veçanërisht Kroacisë, Sllovenisë, Austrisë, Çekisë dhe Sllovakisë, të vendosin veto në rendin e ditës të kornizës negociuese ku do të implementohen kërkesat nacionalistike të Bullgarisë, lidhur me identitetin, gjuhën, çështjet historike dhe shkencore.

“BE duhet të mbahet në vlerat themelore evropiane dhe principet e kritereve të Kopenhagës. E treta, duke patur parasysh faktin që përfaqësues të Qeverisë së Maqedonisë direkisht ishin të përfshirë në bisedimet me Bullgarinë, kërkojmë tërheqjen e tyre (dorëheqje) nga funksionet, veçanërisht ministrat për punë të jashtme dhe eurointegrime.

E katërta, Lidhja Demokratike është kundër propozimit francez dhe thërret qytetarët qëndrimet e tyre t’i tregojnë përmes rrjeteve sociale apo edhe protestave paqësore, që të shohë Bashkimi Evropian se këtu ka ende një popull të fuqishëm i cili është kundër rrezikimit të identitetit maqedonas.

Lidhja Demokratike do të tërheqë mbështetjen e Qeverisë nëse pajtohet korniza negociuese të jetë e miratuar nga Këshilli i Bashkimit Evropian”, është shprehur Trajanov./Zhurnal.mk