Trajanov pas takimit me VMRO-në: Jam i gatshëm të takohem edhe me Ali Ahmetin
Shkup, 31 janar – Në fazën e parë duhet të miatohen ndryshimet e Kodit Zgjedhor, me çka Maqedonia e Veriut do të jetë një njësi zgjedhore dhe pa prag zgjedhor, në fazën e dytë të bëhen reforma më gjithëpërfshirëse të rregullave zgjedhore, me çka d të anuloheshin përparësitë sistemore të kaër partive më të mëdha, posaçërisht lidhur me përfaqësimin mediatik dhe financimin e fushatës zgdhore nga Buxheti, kurse në fazën e tretë të bëhen ndryshime kushtetuese me të cilat do të ulet numri i deputetëve nga 120 në 90 deputetë.
Këtë e deklaroi lideri i Lidhjes Demorkatike dhe deputeti Pavle Trajanov, pas takimit me koordinatorin e grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski, lidhur me reformat e rregullave zgedhore. Me këtë rast, Trajanov tha se pret që në 15 ditët e ardhshme Komisioni për Sistem Politike dhe Marrëdhënie mes Bashkësive të filojë debat për KOdin Zgjedhor, i cili veçmë është në procedurë parlamentare.
“Fuqimisht mbajmë qëndrimin se duhet të ndryshojnë rregulat zgjdhore, sepse me të vërtetë Kuvendi duhet të jetë pasqyrë e përcaktimit real, e jo si deri tani”, deklaroi Trajanov.
Ai ka treguar gatishmëri për takim edhe me kryetarn e BDI-së, Ali Ahmeti, parti e cila pr momentin ka më së shumti vërejtje ndaj propozimit për një njës zgjedhore, si dhe me përfaqësues të partive tjera.