Trajanov: Maqedonia duhet të miratojë rezolutë dhe të dënojë sulmin mbi Ukrainën
Shkup, 24 shkurt – Kryetari i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov, paralajmëroi se janë mund të ketë viktima të shumta në Ukrainë nëse vazhdon agresioni rus, transmeton Zhurnal.
Ai është i mendimit se Rusia nuk do të ndalet derisa Ukraina nuk pranon se ka kapituluar.
“Do të dëmtohen njerëz të pafajshëm, do të vijë te një valë e migrimit dhe nuk kam iluzion se ky opereracion luftarak do të ndalet derisa Ukraina nuk pranon kapitulim. Rusia do të vazhdojë me çdo çmim që të fitojë dhe nuk do të tërhiqen”, tha Trajanov në Utrinski Brifing.
Sipas tij, ne si shtet duhet të tregojmë se e dënojmë këtë shkelje të së drejtës ndërkombëtare.
“Propozoj të mblidhet Këshilli i Sigurisë i Maqedonisë së Veriut dhe Qeveria, dhe me nevojë Parlamenti me rezolutë apo deklaratë të dënojë sulmin mbi Ukrainën. Vetëm në këtë mënyrë do të jemi pjesë e botës demokratike”, tha Trajanov.//Zhurnal.mk

