Tottenham e Chelsea tërhiqen nga gara për Saint-Maximin, çmimi shumë i lartë

Ylli i Newcastle United, Saint-Maximin është në listën e dëshirave të Tottenham e Chelsea.

Dy skuadrat londineze janë vënë pas anësorit francez, por Newcastle i ka vendosur atij një çmim të lartë.

‘Dailymail’ shkruan se të dyja skuadrat janë tërhequr, pasi ‘Magpies’ kanë treguar çmimin.

Kartoni i lojtarit thuhet se do t’iu kushtonte skuadrave mbi 40 milionë funte.

Chelsea është duke pritur ndërkohë edhe një vendim të Ousmane Dembele.