Tottenham do t’i ofrojë Kane kontratë të re

Tottenham Hotspur kërkon te blindon Harry Kane.

Kane ka kontratë me Tottenham deri në vitin 2024, por drejtuesit e klubit e duan më gjatë në ekip.

Sipas Fabrizio Romanos, skuadra angleze do t`i ofrojë kontratë të re yllit të skuadrës, Kane.

Kishte disa raportime se Bayern Munich dhe Chelsea shprehën dëshirën e tyre për të nënshkruar me kapitenin anglez, por sipas Romanos shanset e tyre për ta nënshkruar atë duken të vogla pasi Kane është i lumtur të vazhdojë te ‘Spurs’ nën drejtimin e Antonio Conte.

Mbetet të shihet nëse do arrihet marrëveshja ndërmjet palëve për rinovim.