Toshkovski: Gëzuar 11 Tetori- lufta dhe sakrifica e heronjve e hapën rrugën drejt lirisë të cilën e gëzojmë sot
Shkup, 11 tetor – Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot ka qenë pjesë e delegacionit qeveritar në shënimin e 11 Tetorit- Ditës së kryengritjes popullore.
Delegacioni vendosi lule të freskëta në Varrezat e partizanëve në Butel dhe para përmendores së çlirimtarëve të Shkupit në shenjë kujtimi të luftëtarëve të guximshëm, të cilët e filluan rezistencën e organizuar kundër fashizmit.
“Lufta dhe sakrifica e tyre e hapën rrugën drejt lirisë të cilën ne sot e gëzojmë. Kjo ditë është një kujtim i detyrës sonë për të vazhduar ndërtimin e një shteti në të cilin sundon drejtësia, barazia dhe respekti për të gjithë qytetarët. Falë atyre heronjve, sot kemi Maqedoninë tonë të lirë dhe sovrane. Guximi i tyre le të jetë frymëzimi ynë për një të ardhme më të mirë dhe më të ndritshme!”, theksoi ministri Toshkovski.