Toshkovski e vizitoi Odën e Sigurimit Privat
Shkup, 20 shtator – Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot ishte në vizitë pune në Odën për Sigurim Privat, ku ndër të tjera theksoi se Ministria e Punëve të Brendshme, si rregullator kompetent i këtij aspekti të funksionimit të saj, synon të jetë në kontinuitet me të gjitha nevojat, aktivitetet dhe tendencat të sigurimit privat.
“Ministria e Punëve të Brendshme duhet sa më shpejt të zbulojë të gjitha format e reja të mundshme të bashkëpunimit që janë njëlloj në interes të sigurisë private dhe publike”, theksoi ministri Toshkovski gjatë vizitës së tij në Odën për Sigurim Privat.
Siç informon MPB, theksi u vu edhe në nevojën e ngritjes së vazhdueshme profesionale si të proceseve ashtu edhe të stafit njerëzor në veprimtarinë e sigurisë private dhe kontakteve e shkëmbimeve të vazhdueshme të përvojave dhe bashkëpunimit profesional.
“Gjatë vizitës në Odën për Sigurim Privat u potencua se bashkëpunimi ndërmjet ministrisë dhe Odës është shembull i mirë për partneritet ndërinstitucional me nivel të lartë të komunikimit me rezultate konkrete në funksionim”, thuhet në kumtesën e MPB-së.