Torreira ndodhet në Itali për kompletimin e transferimit te Fiorentina nga Arsenali

Mesfushori i Arsenalit, Lucas Torreira, ka arritur në Itali për t’i kryer testet mjekësore te Fiorentina.

Pasditen e të martës, ai ka arritur në aeroportin në Pisa dhe pastaj ka udhëtuar drejt Firences për t’u përgatitur për ekzaminimet mjekësore që do të zhvillohen nesër (e mërkurë). Sipas Sportitalia, uruguaiani pritet ta kompletojë huazimin te Viola për një milion euro, me opsionin për transferim afatgjatë për 15 milionë euro në fund të sezonit 2021/2022.

Është një rikthim në Serie A për Torreiran, i cili e ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës në Itali te Pescara dhe Sampdoria, para se të transferohej te Arsenali në vitin 2018 për 28.6 milionë euro.

Ai ishte huazuar te Atletico Madridi, ndërsa asnjëherë nuk ishte përshtatur me stilin e lojës së Topçinjve.