Top këngët më të dëgjuara të Flori Mumajesit
Flori Mumajesi është njëri nga këngëtarët më të dashur të publikut dhe krijuesi i padiskutueshëm i hiteve të shumta.
Së fundi, Flori, ka shqetësuar fansat e tij me disa postime të çuditshme.
Ai së pari, njoftoi fansat se ka fshirë këngët e tij nga ‘Youtube’, dhe u shpreh i zhgënjyer se si një gjë e tillë nuk u vërejt dhe se muzika e tij nuk vlerësohet.
Më pas, ai përmes disa storjeve ka treguar se si katër vitet e tij të fundit ishin të vështira, teksa u shpreh se kishte bërë jetë si në filma horror.
Pas këtyre storjeve, ai ka publikuar këngën e tij më të re të titulluar “Mbaroj për ty”.

