Tonali thotë se Leao mbetet te Milan

Real Madrid dhe Chelsea janë vënë në lëvizje për Rafael Leaon e Milanit, por Sandro Tonali beson se dashuria e lojtarit për klubin do ta bëjë atë të qëndrojë në “San Siro”.

“Ai ka qenë gjithmonë në qendër të projektit këtu. Ai nuk mendon për tregun e transferimeve. Ai është një lojtar i Milanit dhe ai dëshiron të qëndrojë me ne.”, ka thënë ai për “DAZN”. “Ne vetëm duhet ta mbajmë pranë dhe ta duam”. 

Milan ka fituar 2-1 ndaj Salernitana në Serie A, që ishte fitorja e parë vitit 2023, ndërsa reprezentuesi portugez ka ndihmuar skuadrën duke shënuar golin e parë.