Tjetër shtrenjtim i derivateve, këtë herë për 2,5 denarë

Shkup, 1 qershor – Çmimi i benzinës EUROSUPER BS-95 nga sonte në mesnatë do të rritet për tre denarë për litër, ndërsa EUROSUPER BS-98, EURODIZEL (DE V) dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri do të shtrejtohet për 2,5 denarë për litër, vendosi sot Komisioni Rregullativ për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit (KRRE). Me këtë vendim rriten çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht me 2.11 për qind.

Çmimi i ri me pakicë i EUROSUPER BS-95 do të jetë 107 denarë, EUROSUPER BS-98 do të shitet 109 denarë, EURODIESEL BS (DE V) për 97,5 dhe vaji ekstra i lehtë për djegie (EL-1) për 95,5 denarë për litër.

Me vendimin e KRRE nuk e ndryshon çmimin me pakicë i mazutit M-1 NS dhe mbetet 54,64 denarë për kilogram.

Si arsye për rritjen e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës, KRRE thekson rritjen e çmimeve referencë të derivateve të naftës në tregun botëror për benzinën me mesatarisht 4,584 për qind dhe naftën me 4,856 për qind, si dhe për 0,467 për qind më të lartë se kursin e dollarit kundrejt denarit.