Tito Petkovski: Nuk mbaj mend ndonjë shtet të jetë mohuar dhe nënçmuar kaq shumë sa Maqedonia

Shkup, 8 shtator – Një ndër deputetët më të vjetër në Parlamentin e Maqedonisë, i cili ishte madje pjesë e përbërjes parlamentare që pati krijuar shtetin e pavarur, Tito Petkovski, shprehet se Maqedonia e Veriut që nga pavarësiimi e deri më tani, nuk mund të thuhet se ka realizuar pritshmëritë e qytetarëve aq sa duhet dhe se Maqedonia e Veriut edhe më tej po nënçmohet, informon Zhurnal.

“Unë dhe deputetët tjerë nga përbërja e parë kuvendore, në mandatin tonë kemi parë shansin të ndërtojmë shtet stabil dhe modern, dhe shoqëri demokratike në kushte të pluralizmit politik, i cili fitoi të drejtën e qytetërimit. Për të gjithë ne kjo ishte një e panjohur e madhe dhe sfidë e madhe.

Filluan të krijohen parti politike, interesa të ndryshme politike. Deputetët ishin të vetëdijshëm se po marin pjesë në ndërtimin e një diçkaje të rëndësishme. Se po goditen themelet e një shteti të ri. Kishte entuziazëm të madh. U zhvillua një spektër i partive politike të cilat në start treguan se kanë ambicje nga Maqedonia të bëjnë një shtet stabil”, shprehet mes tjerash Petkovski.

Ai shprehet se në këtë distancë kohore, pritshmëritë kanë qenë të mëdha por realizimi i vogël. Qytetarët sipas tij nuk janë më të pasur ndërsa nuk ka një shoqëri dhe ekonomi më të zhvilluar.

“Nga kjo distancë kohore, pritshmëri të mëdha, por realizim i vogël. Nuk kemi kulturë më të lartë politike, nuk jemi as më të pasur si qytetarë, nuk kemi shoqëri dhe ekonomi më të zhvilluar, nuk jemi ende të etabluar ndërkombëtarisht. Asnjë shtet si e jona nuk ka kaluar nëpër këto rrugë. Nuk mbaj mend shtet në Evropë kaq shumë të mohohet, të nënçmohet dhe nënvlerësohet. Shtet që është kontestuar në baza të ndryshme dhe përshkak të kaluarës tonë, dhe ambicjet e fqinjëve me ide të mëdha shtetformuese.

Nga kjo periudhë kohore, me të vërtetë janë tradhëtuar shumë pritshmëritë e qytetarëve. Në vend se të lëvizim drjet krijimit të shoqërisë me qytetarë të baarabartë, shoqëria jonë filloi të segmentojë në bazë etnike, që objektivisht sjellë deri në konflikte të cilat kulminuan në vitin 2001 me luftë”, ka deklaruar mes tjerash Tito Petkovski në intervistën e tij për Fokus./Zhurnal.mk