Tilev: Procesi për në BE, barrë e rënd që nuk duhet fundosur

Shkup, 29 Shtator – Në emisionin Klan Debat, këshilltari shtetëror Dragan Tilev tha se duhet një organizim i mirë ku në monitorim të situatës dhe procesit duhen së paku 90 deri 100 njerëz të përfaqëojnë vendin.

”Për vendet e vogla si Maqedonia e Veriut të cilat janë në bisedime me Bashkimin Evropian duhet dërguar kuadro kualitative ku si shtete të vogla kërkohen së paku 100 persona të përfaqësojnë vendin, të kontribojnë sepse atje edhe nëse nuk je prezent procesi ecën dhe vendimet merren. Pra kjo është një barrë e rënd që peshon shum dhe nuk duhet fundosur” – tha Dragan Tilev.