Tifozët e Evertonit u larguan edhe më turpshëm nga Anfield: Nuk pranuan humbjen, derisa demoluan çfarë u doli përpara

Tifozët e Evertonit nuk e kanë pranuar edhe aq mirë humbjen nga rivali lokal, Liverpool.

Toffes u mposhtën në “Anfiel Road” me rezultat 2-0 nga The Reds, por që përkrahësit e tyre nuk e pranuar me sportivitet.

Derisa nuk ia dolën t’i mposhtin në fushë, atëherë tifozët mysafirë u përkujdesën që të mos largoheshin duarbosh nga Meresyside Derby.

Tashmë pamjet janë publikuar në internet dhe aty shfaqën demolimet që kanë bërë mbështetësit e Evertonit derisa po largoheshin nga stadiumi i Liverpoolit.

Televizorët e thyer dhe banjot e demoluara, janë vetëm disa nga gjërat që kanë dëmtuar tifozët vendas.

Besohet se edhe ulëset në stadium janë demoluar nga persona që nuk e kanë pranuar humbjen, dhe për këtë Evertoni pritet të fillojë hetimet dhe t’i ndëshkojë personat përgjegjës.