Thirrje për subvencione për zhvillimin e rajoneve në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural
Shkup, 18 shkurt – Prej sot deri më 28.02.2022 qendrat për zhvillimin e rajoneve të planifikuara në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të regjistruara sipas Ligjit për zhvillimin e balancuar rajonal, kanë mundësi të konkurojnë në Thirrjen publike për shfrytëzim të mjeteve për realizim të Programit për subvencione kapitale në zhvillimin e rajoneve të planifikuara në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural.
Buxheti i përgjithshëm i Programit është 24 milion denarë, ndërsa projektet e zgjedhura është parashikuar të realizohen në afat prej dymbëdhjetë muajve nga dita e nënshkrimit të marrëveshjes për financim.
“Ky program që zbatohet vitin e tretë me radhë, është mundësi e shkëlqyeshme për komunat dhe rajonet e planifikimit të aplikojnë për mbështetje financiare për projekte në përmirësimin e infrastrukturës rrugore, gjegjësisht për tamponim të rrugëve hyrëse në sipërfaqet bujqësore, që është nga vlera e madhe për bujqit”, shënoi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski në profilin e tij në Fejsbuk.

