Thatësia është çështje e sigurisë kombëtare

Meksika e ka shpallur mungesën e ujit në shtetin verior të Nueva Leon si çështje e “sigurisë kombëtare”, pasi rajoni industrial është goditur nga thatësia e madhe në muajt e fundit.
Qeveria federale në vendim theksoi se uji duhet të shfrytëzohet si prioritet për përdorim publik dhe se koncesionet ekzistuese federale për ujë për kompanitë private mund të modifikohen ose ulen.
“Do të mund të garantojmë ujë (në shtetin Nju Leon) edhe tetë deri në 10 vjet, tha presidenti Andres Manuel Lopez Obrador në konferencë të rregullt për shtyp.
Në qershor, autoritetet filluan ta kufizojnë qasjen deri në ujë të rrjedhshëm në zonën urbane në vetëm disa orë në mëngjes, që çoi deri në protesta sepse disa banorë ishin pa ujë disa ditë me radhë, madje edhe me javë.