Thaçi dhe Ahmeti qeverisën me metoda primitive
Rexhail Ramadani
POLITIKA NE MAQEDONI
Arben Xhaferi erdhi si lider i PDSH`se e cila parti per hire te vertetes u themelua me bashkepunim te Tiranes zyrtare dhe te Sigurimit te Shtetit maqedonas ( te pakten ka pasur deklarate zyrtare nga ish shefi i sigurimit ska qene i kontestuar) , vetem qe te dobesohet struktura e PPD se, e cila per hire te se vertetes kishte nje program qe doli kur erdhi ne skene LDK nga lidhja e shkrimtareve te Kosoves ne kohen qe Jugosllavia po shthurrej. Prandaj kjo elite politike qe u formua kishte si shtylla qe : nese Jugosllavia nuk do te shthurej atehere Kosova do te kerkonte te beheshte republike e barabarte me te tjerat ndersa nese Jugosllavia do te shthurej atehere Kosova do te kerkoje te behet shtet i pavarur ndersa ne Maqedoni , elita politike kishte synim qe te arrije nje status te barabarte juridiko – kushtetues me popullin Maqedonas.
Ardhja ne politike e Arben Xhaferit , ne narrativin e tij politik nuk dallonte shume nga kreu i PPD se , qe e drejtonte patrioti Nevzat Halili, qe kishte qene edhe i burgosur politik. Pra edhe ai synonte ne barazine e shqiptareve ne sistem, nese e thjeshtojme idene e tij ne thelb. Prandaj ardhja e PDSH se ka sjellur nje dinamike ne luften per pushtet, por jo edhe ndonje risi programore per barazine juridiko kushtetuese, edhe pse dihet mirefilli se shefi i PDSH se ka qene edhe eshte sot z. Mendu Thaqi. Por edhe ne Maqedoni erdhi mentaliteti politik nga Kosova kush eshte shqiptar i madh e kush eshte tradhtar dhe spiun, meqe dilnin nga nje shtet si Jugosllavia, e cila e konsideronte cdo lloj nacionalizmi si risk per integritetin e Jugosllavise, sic u deshmua edhe me vone nacionalizmi kroat dhe serb , ne luften per nje centralizim te Jugosllavise sic pretendonte Rankoviqi dhe per nje decentralizim te Jugosllavise qe pretendonin Kardeli ne radhe te pare, Bakariqi dhe Tito ishte ne mes, vetem aftesia e Titos per ta larguar Rankoviqin solli nje reforme ne ish Jugosllavi qe u kurorezua me kushtetuten e vitit 1974 , u dha nje decentralizim me te madh dhe nje autonomi kulturore me cka u mundesoi boshnjakeve, shqiptareve te Jugosllavise ne Kosove , maqedonasve , malit te zi , pra gjithe qellimi i Titos ishte qe te mos kete hegjemoni Serbia ne ish Jugosllavi dhe te krijoje kushte per te mbajtur Jugosllavine per te mos hasur rezistence nacionale sic ishte ne mbreterine Jugosllave. Pikerisht pas 1974 meqe edhe shqiptaret fituan nje autonomi kulturore, ndertuan institucionet e dijes si Akademine, Univerzitetin e Prishtines. Pikerisht ishte kjo kohe kur u formua edhe u rindertua edhe kulturalisht. Kjo periudhe ka ndertuar themelet kulturore, aspiratat politike dhe ate qe njihet si ZEITGEIST, prandaj themelet e pavaresise, ndertimit identitit, kultures shqiptare , aspiratave eshte krijuar ne kete kohe. Prandaj kjo ndergjegje e re , kerkonte barazi juridike dhe kushtetuese ne ish Jugosllavi, prandaj edhe kerkesat ishin Republike e barabarte ne ish Jugosllavi. Prandaj edhe kur erdhi me 1981 ne demonstratat qe u bene tendenca ishte qe te provokohen shqiptaret dhe tu heqin kete privelegj qe u kishte dhene kushtetuta e vitit 1974 sa ishte gjalle Tito. Me pas represioni e beri edhe rezistencen me te madhe keshtu keto dy forca antogoniste u zhvilluan tutje. Nga njera ane Beogradi sa me teper shtonte represionin, aq me e madhe behej patosi per liri i shqiptareve qe me pas ne kohen e Millosheviqit u be nje repression dhe okupim i hapur. Edhe ne Maqedoni u reflektua kjo klime antishqiptare , qe u shoqerua me mbylljen e shkollave te mesme, mosnjohjen e identitetit te tyre kulturor ne institucione dhe mos pjesmarrje ne ndarjen e kapitalit shteteror. Pra nga njohja e te drejtave te kombesive , proceset shkuan nje hap mbrapa.
Arben Xhaferi dhe Demokracia konsociale
Sa erdhi ne pushtet , ai vazhdoi ate qe ishte imponuar ne raportet shqiptare – maqedonase , demokracia konsociale ku elitat politike merreshin vesh per ceshtjet nderetnike. Arben Xhaferi nuk ka qene ndonje i burgosur politik sic ishte Nevzat Halili, Ymer Ymeri qe e kishte ndeshkuar sistemi, ky kishte qene i akomoduar ne ish Jugosllavi dhe punonte ne sektorin e kultures ne RTP.
Perndryshe ishte baxhanaku i Ali Podrimjes. Ali Podrimja ishte nje poet kombetar, qe e kishte formuar dhe ndertuar si poet , vizionari i madh qe vuri themelet e kombit modern shqiptar ne Jugosllavi , Esat Mekuli. Pra shqiptareve ne sistemin demokratik iu dhane postet ministrore, keshtu qe edhe filloi nje perfshirje ne institucione te shqiptareve. Edhe pse edhe ne ish Jugosllavi kishte shqiptare ne pozita, por ato duheshin te ishin njerez shume lojal ndaj sistemit dhe inteligjencia e tyre nuk guxonte te shprehte asgje ne lidhje me kulturen , identitetin dhe historine e tyre. Pra cdo prekje e ketyre temave quheshin iredentiste, nacionaliste dhe seperatiste, pavaresisht se UDB ishte nje strukture teper Sofistikuar dhe keto nuk paraqisnin asnje lloj kercenimi per sigurine e Jugosllavise qe gezonte nje ushtri qe ishte e 4 ne Evrope dhe ish sigurimi i shtetit UDB ja kishte dale madje ta mund edhe KGB-ne. Brenda sigurimit te shtetit dhe sigurimit te Ushtrise, vepronin si UDB dhe OZNA qe kishin krijuar nje aparat te fuqishem te kontrollit. Ky aparat shteteror kishte nje kontroll te fuqishem dhe donte te krijonte Jugosllav te perbetuar dhe te nenshtruar dogmes ideologjike jugosllave ku shoku Tito kishte figuren qendrore. Gjithmone duhet kuptuar mire sistemi qe me pas te besh kualifikim te njerezve. Marre ne pergjithsi perderi sa vllehu Nikolla Pashiqi donte qe ti zhbente kulturalisht, te zbehte identitetin kombetar duke u imponuar nje identitet fetar dhe duke mos lene zhvillim kulturor . Tito me kushtetuten e vitit 1974 kishte mundesuar formimin kulturor kombetar te shqiptareve qe e bente tashme si qender intelektuale Prishtina dhe qe e reflektonte , nderkohe qe qasja e kesaj inteligjencie ndaj fese ishte pikerisht brenda doktrines Marksiste, ku feja shihej si opium. Propaganda ishte qe nga Pashiqi qe te mos arsimoheshin shqiptaret, sepse nje prapambetje kulturore nuk mundeson formimin identitetit kulturor dhe aspiratave politike per te krijuar shtet, sepse ideologet serb donin nje zgjerim ne jug kah Kosova , ne Maqedoni dhe madje edhe ndarjen e Shqiperise. Por ne thelb te suksesit te kesaj strategjie ishte qe shqiptaret te ngelin kulturalisht te prapambetur ne menyre qe te mos kultivojne kulturen moderne kombetare dhe te aspirojne per ndertim te shtetit te tyre. Gjitha keto ambicje linden pas lufterave Ruso-Turke.
Prandaj inteligjencia shqiptare , pjesa e arsimuar synonin qe sa me teper ta arsimonin popullin , te kultivonin kulturen kombetare dhe te formohen kulturalisht. Ne anen tjeter edhe feja perdoreeshte si instrument qe te mos shkolloheshin sepse ajo te shikohej si nje degradim , femra te mos shkolloheshte sepse sigurimi shteteror e donin nje prapambetje kulturore . Te mos e ngaterrojme ketu predikimin Profetit , qe kerkimin e dijes e beri obligim per cdo besimtar. Prandaj kushtetuta e vitit 1974 , iu mundesoi qe shqiptaret te dalin nga kjo prapambetje kulturore, te formojne kulturen, poezia, muziken, gjithe deget e dijes . Ky moment ndikoi qe te formohet berthama kombetare , por qe inteligjenca e atehereshme ishte e indoktrinuar ne doktrinat marksiste qe zhvillonte averzion ndaj fese, e cila edhe po instrumentalizohej. Prandaj sot e kane rrenjen debatet kombi apo feja , edhe pse ne kontekstin aktual te sotem qe te dyja kane krejt kuptime te ndryshme sepse shteti kultivon potencialet e nje kombi, ndersa feja merret me pyetje me universale dhe me ceshtje qe kane te bejne me ndertimin e elementit tradicional te ne. Prandaj kane qene keto rrethanat ne te cilet eshte zhvilluar kombi yne. Arben Xhaferi i takon kesaj strate te intelektualeve qe pothuajse e kane te gjithe nje narrativ te njejte, te indoktrinuar ne mentalitet marksist, ne dhenien me teper rendesi kombit se sa fese por ne kontekstin e kohes qe ishin te zhvilluar. Elementi fetar ne Maqedoni ngeli me teper i theksuar ne Maqedoni, sepse ne Maqedoni deri ne vitin 1974 kishin vetem shkolla fillore, e me pas u hap edhe gjimnazi e shkolla e mesme. Ndersa Univerzitet nuk kishin prandaj edhe keto nuk arriten te zhvillojne nje shtrese inteligjencie, edhe ajo shtrese e inteligjencise qe ishte krijuar duheshin qe te ishin lojale ndaj shtetit Jugosllav per te shpetuar represionit, dhe kuptohet ato familje qe ishin lojale edhe kishin privelegje edhe ne ate sistem ne punesim, e kryesisht shqiptaret punesoheshin ne fabrika si punetore dhe ato qe nuk gjenin pune shkonin ne Evrope, sepse pasaporta Jugosllave u mundesonte te shkonin kudo per te punuar. Si me te paprivelegjuar ishin shqiptaret dhe ato perbene pjesen dermuese te diaspores. Ne te gjithe kete rruge familja tradicionale shqiptare ishte elementi me i fuqishem qe u mundesonte solidaritet dhe mbajtje te saj , per ti perballe sfidat e kohes. Strata intelektuale qe dolen ne fillim te ndertimit te Univerzitetit te Prishtines e morren si obligim te arsimonin popullin dhe te kontribonin ne ndertimin kulturor te shqiptareve.
Ne kontekstin aktual te kohes : kur ndertohet shteti, shteti mundeson zhvillimin potencial te kombit., ndersa feja duhet te zgjedhe interpretime qe i ofrojne individeve zgjidhje per problemet egzistenciale, te ndertoje substancen morale , te nxise kerkimin e dijes . Pra shteti perdor si instrumente : shkencen , artin , fene sic ka shkruar Wilhelm von Humbold ne vepren e tij “Kufinjte e Shtetit“ per te forcuar vitalitetin e kombit. Ndersa shteti duhet te vendose korniza brenda te cilave kultivohen tema qe i sherbejne forcimit dhe zhvillimit te potencialit shpirteror dhe material per te rritur produktivitetin e pergjithshem kombetar.
NARRATIVI I KLASES SE RE POLITIKE
Sa i perket narrativit te klases politike te shqiptareve ne Maqedoni, nuk kane pasur dallim qe nga Nevzat Halili ka kerkuar barazi juridike dhe kushtetuese, Arben Xhaferi tregohet me pragmatik dhe me i moderuar, nuk ka bere kerkesa te prera. Pra beteja e tyre ka qene institucionalizimi i identitetit kulturor ne institucionet shteterore: Institucionalizimi i gjuhes, kultures, hapja e disa institucioneve kulturore si teatrot,institucion per trashegimi kulturore, hapja e Univerzitetit te Tetoves. Gjersa kjo aspirate te institucionalizimit te identitetit kulturor te shqiptareve futet ne Marreveshjen e Ohrit si nje Aneks brenda Kushtetutes. Pra ne MO shqiptaret e fusin ne kontraten sociale te ketij shteti edhe institucionalizimin e identitetit te tyre kulturor dhe pjesmarrjen proporcionale te tyre ne institucionet shteterore. Ndersa as me pak as me shume demokracia konsociale mbeti menyra e qeverisjes qe nga PPD ja , edhe Arben Xhaferi ne qeverine e VMRO se edhe BDI me Ali Ahmetin pra demokracia konsociale mbeti mjeti i marreveshjes elitave politike ne qeverisje edhe sot e kesaj dite, marrja e pozitave ministrore per shqiptaret dhe disa pozitave si kryetari i kuvendit, kryeministri shqiptar duke i paraqitur keto egzaltime si fitore historike. Per hire te se vertetes, fjalori politik akoma ngeli ai qe ishte : tradhtar dhe patriot, kush eshte shqiptar me i madh e kush me e i vogel, te treguarit , rrahagjokset etj.
Me pas erdhi si lider njeri nga antaret e SHIK`ut , te cilet perbeheshte nga Xhavit Haliti, Azem Syla , Kadri Veseli dhe Hashim Thaqi, ne kete grup ishte edhe Ali Ahmeti. U paraqit njehere si zedhenes, u ngrit nje MIT per te. Ky e kapitalizoi frytet e nje kryengritje qe u be nga populli i kesaj treve ne nje lufte te lokalizuar me disa beteja , me nje lufte per pushtet brenda radheve.
Ne Marreveshjen e Ohrit, u institucionalizuan ne aneksin C : legjitimimi i identit kulturor te shqiptareve dhe institucionalizimi i saj, me perfshirjen proporcionale te shqiptareve ne institucione. Pra kreret e kesaj partie duke e pasur ne dore perfshirjen proporcionale te shqiptareve, bene keqperdorime dhe abuzime te shumta me punesimin, duke perfituar nga pushteti dhe duke e perdoruar si leve per te mbajtur pushtetin. Por krahas ketyre te arriturave relative, asgje nuk investuan ne zhvillimin e tyre ekonomik, social,urbanizim per te investuar ne uljen e migrimit. Pra pushteti i tyre 24 vjecar ishte primitiv me shume turbulenca, duke e krijuar marre nje shumice njerzve te arsimuar , te mos themi intelektual sepse eshte nje nocion i larte , per ti perdorur vetem si dekor , njerez pa mendim te tyre personal dhe duke u dhene privelegje ne punesime. Strata e siperme politike u zhyt ne afera te ndryshme kortuptive. Ali Ahmeti e perdorin banditizmin Si metode kercenuese per oponentet, punesimet si mjete per ta mbajtur pushtetin, ndersa ne Opinion nxirrte Dekore pseudointelektualesh Si Teuta Arifi , Ermira Mehmeti, Bujarin Osmani , Fatmir Besimi qe Motiv te vetem se pse merreshin me politike ishin perfitimet e tyre personale te majme.
Te pakten nje gje dihet Thaqi dhe Ali Ahmeti qeverisen me metoda primitive te mbajtjes se pushtetit gje qe ky popull nuk e meriton.
Por shumica u kenaq duke gezuar nje privelegj personal ne marrjen e pozitave,titujve privelegjeve qe nuk i meritonin.
Ne fillim ishte problem majorizimi ne vendimmarjet politike , kjo u tejkalua me angazhimin e faktorit nderkombetare me perfshirjen e te drejtes se Badenterit dhe demokracia konsociale permes marreveshjes mes elitave , kjo eshte pare edhe nga pergjimet se kane konsensus per ceshtje te ndryshme ne qeverisje.
Kontributin me te madh per institucionalizimin e identitetit kulturor te shqiptareve ka dhene BE dhe SHBA qe ka mbeshtetur kete proces dhe elita politike Maqedonase qe pranoi kete realitet.
Kreu i BDI se ,edhe pse ishte aspirate popullore ,proces i trasuar ato e bene prone te veten dhe u perpoqen qe ta perdorin per pushtetin e tyre dhe fitimet e majme qe u sillte pushteti.
Krejt kjo erdhi sepse te shqiptaret erdhi Univerziteti vone dhe ishte pa kualitet, mungoi tradita e ndertimit kulturor dhe tradites se shteterore, kjo spjegon edhe sferen e zbehte anemike Publike ku kemi me teper ambicje dhe apetite individuale dhe grupore se sa nje vizion te ndertimit kulturor dhe rritjes kapacitetit shtetformues.
Arben XHAFERI – Filozof
Per ta piketuar dike si filozof , ai duhet te merret me tema universale si koha, qenia, etika, ndergjegja, gjuha, kritika ndaj sistemit me te cilat tema te pakten asgje ska shkruar. Per ta pare se sa e ka njohur filozofine Arben Xhaferi nuk ka asnje shkrim per ndonje filozof, apo interpretim te filozofise se tij per te kuptuar se deri ne cfare niveli ka njohur filozofet. Mveshja e tij si egzistencialist etj tjera, vijne keto kualifikime nga medioker, qe nuk kane ndonje ide me te thelle mbi filozofine. Por ka qene publisist, njeri i i lexuar, ka artikulluar mire ceshtjet, ka pasur kolorit ne interpretimet e tij. Si kauze e ka artikulluar mire, por ne pushtet institucionalizimin e identitetit kulturor te shqiptareve e ka quajtur si PROCES ne vazhdim. Ne suaza te ketij PROCESI te institucionalizimit te identitetit kulturor te shqiptareve dhe pjesmarrjes proporcionale te tyre ne institucione nga niveli i larte i pushtetit deri ne nivelet me te ulta ne udheheqje dhe punesim e ka thene “Me mire nje ligj se sa nje post. Pra kjo flet per natyren pragmatike te politikes se tij, ne teori ka thene keshtu, por ne praktike , politika e tyre eshte karakterizuar nga kompromise te shumta.
NGA SHKRIMET E TIJ KEMI SHKOQITUR DISA MENDIME
Magna Karta thote ketu z. Arben Xhaferi thote qe ka qene dokumenti i pare qe qe kufizoi pushtetin absolut te mbretit dhe mundesoi perhapjen e idese dhe te standardit kushtetues qe garanton mbrojtjen e drejtave dhe lirive te njeriut. Pra ky dokument thote Arben Xhaferi e hapi shtegun e humanizmit te shoqerise.
E VERTETA E MAGNA KARTES DHE FATI I HUMANIZMIT NE ANGLI ??
Ketu nuk do te ishte pajtuar, dokumenti i pare qe njeh te drejtat natyrale te qytetareve, thirr ne tolerance multikulturore ka qene kushtetuta e Medines qe beri Profeti, kete gje pak e pranojne por kjo eshte e vertete.
Ne Evrope tradita humaniste fillon ne Renesance me Nikollen e Kuzes dhe Gemistos Pletonin, te cilet japin idene e Republikes, qe se pari here ne histori te njerezimit permendet nga Solloni i Athines. Institucionalizimi i pare i te drejtes natyrale ishte nga eterit themelues te SHBA se, ky ishte edhe vizioni i Nikolles se Kuzes, qe ishte babai i qyteterimit Evropian. Ne Konkordia Katolica ai jep ide te krijimit te raporteve dhe njohjeve te drejtave mes qeverise dhe te qeverisurve. Me pas nje kincept tjeter te idese sovranit qe duhet te buroje nga populli dhe lirive civile vjen prej Zhan Zhak Rusoit “Kontrata sociale”.
Nje nga idete me te spikatura vjen prej Lajbnicit qe u perpoq ligjin natyral ne traditen e Platonit ta perfshije ne kushtetuten Republikane ne boten e re, Amerika . Lajbnici ishte lider ideologjik i republikes se pare moderne sovrane dhe konceptit te drejtave natyrale:liria, barazia dhe arritja e lumturise.
Pra revolucioni amerikan dhe eterit themelues te Shba se, per here te pare ne histori te qyteterimit institucionalizojne te drejtat natyrale te njeriut si liria, barazia dhe lumturia si dhe institucionalizuan te miren e pergjithshme si thelbin e ndertimit te Republikes
Kjo ishte arsyeja pse perandoria Britanile deshi ta eliminoje kete Filozofi politike dhe ta shenderroje si koloni te saj.
Xhon Loku qe eshte Babai Liberalizmit dmth njohjes lirive individuale , ishte skllavopronar.
TRADITA HUMANISTE NE ANGLI
Pervec Shekspirit, tendencave humaniste te Henrikut te VII, Erazmo Roterdamit, Tomas Morit kurre ne Britanine e madhe ska pasur tendenca humaniste. Qe kur eshte etabluar ne Angli Partia veneciane dhe eshte fortifikuar me ardhjen e Henrikut te VIII dhe revolucionin e Portokallte Britania e madhe ka qene nje model oligarkik, perandorak dhe nuk ka kultivuar humanizem.
Kur fillon humanizmi dhe Renesanca ne Evrope, pikerisht me sjelljen e Platonit dhe idete e platonistit te shquar qe vjen nga Bizanti Gemistoit Pletoni dhe Nikolla i Kuzes
Historia e Magna Kartes
Në A.D. 1066, grabitqarët Norman, që kishin traditën e ligjit perandorak Romak, pushtuan, dhe shkatërruan popullsinë e krishterë të Anglisë Saksone-Keltike. Këta Normanë, pushtimi i të cilëve e shkatërroi Francën, deri në pranimin e Shekullit të pesëmbëdhjetë të mbretit të Francës Louis XI, solli shumë të këqija në Evropë në tërësi, duke përfshirë pushtimin dhe plaçkitjen e Siçilisë, të ashtuquajturën Lufta e Njëqind vjet, dhe kështu me radhë. të quajtur lufta e trendafilave në Angli vetë. Nga koha e reformatorëve të mëdhenj, Perandorët e Waibling (Hohenstaufen) të Evropës, që nga koha e imponimit të klasës së predatorëve Norman të Magna Carta të keqe në Angli, tirania Romantike e baronesh Norman dhe të ngjashme, ishte mallkimi më i madh i brendshëm për civilizimin evropian në tërësi. Në të vërtetë, Luftërat e Trëndafilave, ishin rezultati i pashmangshëm i imponimit dhe përjetësimit të sistemit të ligjit të xhunglës baronale të imponuar ndaj Ishujve Britanikë dhe Francës së mbizotëruar nga Norman.
Cka perfaqeson Magna Karta : Ishte nje dokument mes Mbretit dhe baroneve te rrebeluar nje lloj marreveshje mes tyre, dmth ky dokument definon te drejtat e feudaleve dhe nuk flet per te drejta dhe liri themelore qe shfaqen ne konceptin liberal demokratik. Britania e madhe gjithmone ka qene model oligarkik, perandori dhe asnjehere ska garantuar te drejtat e njeriut. Dihet se cfare solli kapitalizmi ne Britanine e madhe, Carls Dikens me se miri ne romanet e tij shkruan vuajtjet e jetimeve, e femijeve dhe krijimin e sklleverve.
PSE EVROPA U ZHVILLUA SIPAS ARBEN XHAFERIT
Pra Pra ai eshte per evropianizim por thote e duam formen por jo edhe permbajtjen. Dmth sipas tij per te qene nje shoqeri evropiane duhet ti standardizojme vlerat.
******
Ka te drejte pjeserisht sipas mendimit tim, por me teper mendoj qe perendimi ka avancuar nga struktura e institucioneve , zbatimi i ligjit, modelit racional byrokratik i udheheqjes se institucioneve.
Efikasiteti i menaxhimit. Ka nje sere faktoresh ,por mbi te gjitha shkolla jone eshte teper e dobet per te prodhu nje shoqeri produktive.
Por derisa Arben Xheferi fliste per vlera evropiane , Thaqi njeriu kryesore ne PDSh , i rrihte fizikisht ato qe benin ndonje gabim , pra partia e tij perdorte metoda primitive te udheheqjes. Teoria dhe Praktika nuk shkonin. Primitiviteti ne kohen e Ali Ahmetit u rrit 10 fish , tashme u be normale qe partite shqiptare te kishin edhe bandat e tyre sepse ashtu si ndermarrjet e biznesit profitin e kishin motivin kryesore pse donin pushtet. Inteligjencia u duheshte vetem per Dekor ,ato ishin rehatuar duke u ofruar perfitime.
Shtrohet pyetja cilat vlera ?? Vlerat e postmodernizmi, liberalizmit : fetishizimi i lirise, robotizimi, atomizimi i shoqerise.
Vlerat e modernizmit apo te mbajme vlera te Tradicionalizmi ky eshte debati thelbesor intelektual sot, nga strata e larte intelektuale.
Arben Xhaferi fokusohet tek ndarja e shtetit nga Religjioni qe ishte kerkese ne kohen e Illuministeve atehere kur KISHA kishte pozicion udheheqes ne shoqeri dhe permes dogmave kontrollonte bindjet e popullit dhe Monarkia e cila udheheqte me oligarkine feudale.
Qe nga ish Jugosllavia, me pas Shqiperia e me vone pra gjithmone kane qene shtete SEKULARE.
Ndarja e kishes dhe shtetit, perkon me zhvillimin e periudhes moderne. Por nuk mjafton vetem ky faktor. Feja ishte qendra e filozofise, kishte pushtet, kontrollonte bindjet e njerezve dhe me kete ishte zhvilluar skolastika mesjetare. Periudha moderne perkon me kete ndarje , ndersa orienti qe ruan traditen, akoma feja perben elementin kryesor te botekuptimit te tyre mbi shume fusha.
Zhvillimi i Evropes ka kaluar ne etapa ta ndryshme, andaj thelbi eshte tek zbulimi i metodologjise shkencore, kalimi nga feudalizmi ne kapitalizem, pra vetem zhvillimi shkencor dhe teknologjik, organizimi i shtetit ishte i nevojshem per te rrit produktivitetin e tyre material. Maks Weber jep qasjen e tij : ETIKA PROTESTANE (element religioz, qasje religjioze ndaj punes) ka zhvilluar kapitalizmin. Pra nder faktoret kryesore te zhvillimit Evropes ka qene : idea baze qe vjen nga Renesanca : aftesia kreative e mendjes eshte themeli dhe motori i zhvillimit si dhe aftesia per njohjen e ligjeve universale fizike. Pikerisht ne suaza te kesaj ideje qe ne renesance u perpoqen te njohin misteret e natyres dhe te prodhohen mjete primordiale te inxhinjerise qe kane filluar nga Dante Aligeri. Kur kam qene ne Muzeun shkencor ne Millano kam pare shume mjete te kesaj periudhe.
Njohja e TE DREJTES NATYRALE : liria , barazia dhe arritja e lumturise si te drejta natyrale te njeriut, ide qe e zhvilloi LAJBNICI qe ishte nje nga figurat kryesore te tradites humaniste intelektuale qe kishte rrenjet qe ne RENESANCE:
” Kontrata sociale ” nje koncept i ri i sovranit dhe te drejtave civile qe e solli Zhan Zhak Rusoi.
Kapitalizmin e zhvilloi sic pandeh Maks Weberi : ETIKA PROTESTANE ndaj PUNES DHE RACIONALIZIMI I DREJTIMIT si dhe modeli BYROKRATIK, qe jep nje menyre me eficiente te udheheqjes se ndermarrjes prodhuese.
FETISHIZIMI I PUNES solli zhvillimin e madh qe ka sjell kapitalizmi qe filloi ne Angli. Vendlindja e Kapitalizmit ishte Anglia ku partia veneciane u etablua me revolucionin e Portokallteve me 1688 dhe kjo strate themeloi kompanine e pare multinationale Britisch East India Company.
Pra Maks Veberi e sheh etiken protestane dhe duke studiuar edhe shoqerite tjera si indi , kine dhe judaizmin se si kapitalizmi nuk eshte zhvilluar ne ato shtete dhe stratifikime te ndryshme. Pra ETIKA PROTESTANE NDAJ PUNES ka qene per Maks Veberin faktori kryesor i zhvillimit ekonomik dhe te gjithmbarshem te shoqerise. Per dallim te konceptimit me konotacion negativ materialist te Marksit.
Pra Maks Veberi dhe analiza e tij sipas modelit byrokratik e thekson edhe idene se shtetet moderne bazohen ne institucionet shteterore te nje lloji te pushtetit racional dhe legal.
Pra kapitalizmi si baze e ka profitimin dhe arritjen e pasurise. Per kete arsye kalvinizmi dhe etika protestane e thekson arritjen e pasurise, vleren ek esaj bote, permes punes, pra arritje e pasurise permes punes dhe largimi prej luksit. Ndersa ajo katolike i jep rendesi pasurise se botes se pertejme. Protestanizmi , arritjen ep asurise e beri nje vlere etike. Kjo ka ndikuar rol te madh sipas Maks Veberit en arritjen e kapitalizmit ne Evrope.
Birokracia.
Pra sipas Maks Veberit , modeli byrokratik eshte modeli i organizimit racional te institucioneve: ku cvjen ne shprehje : respektimi I rregullave, ndarja e pergjegjesive, dhe obligimet per kryerjen e detyrave, kierarkia , dhe aftesimi teknik I dhe trajnimi I kuadrit. Aktet administrative Pra gjithe modeli byrokratik eshte i lidhur me efikasitetin ne kryerjen e detyrave.
Per Veberin eshte racionalizimi si proces i drejtimit te institucioneve. Pra kemi pushtet legal racional dhe instrumental racional. PRa Maks Veberi e quan nje Kafaz te hekurt ku individi nuk mund ti shpetoje organizimit byrokratik te fuqishem.
Per kete teme duhet ti referohemi Maks Veberit qe thote pikerisht ishte ETIKA PROTESTANE ajo qe i mundesoi gjermanise zhvillim me te madh ekonomik nese krahasojme me italine. Me pas te mos harrojme se SHBA ne si republike te pare sovrane e themelojne pikerisht ishin protestante. Pra kolonite e pare qe deshen te ndertojne nje republike te lire ne kontinentin Amerikan ishin protestanet dhe vepra e shkruar per kete qellim e intelektualit me te shquar te kolonive Amerikane qe donin nje pavaresi nga perandoria Britanike qe donte ti kishte vetem si koloni dhe ti eksploatonte, “TO DO GOOD“ e Cothon MATHERIT.
Se si u zhvilluar Evropa me teper duhet ti referohemi nje studiesi te madh si Maks Veberi pra Maks Veberi nuk mendoi se zhvillimi i nje kombi varet nga standardizimi i vlerave kombetare kuptohet nje standardizim i vlerave kombetare eshte i lidhur me kultivimin e identitetit , por pasi qe nje komb ka identitet per tu zhvilluar varet se cfare institucione themelon Prandaj MAKS VEBERI kerkon reformimin e institucioneve , ato qe i prodhojne vlerat.
Cka dmth ai nuk e sheh se Evropa levizi fale zhvillimit te kapitalizmit. Kapitalizmi diktoi zhvillimin e Evropes.
KOMONWELTHI BRITANIK SI MODEL SIPAS ARBEN XHAFERIT
Arben Xhaferi e merr modelin e nje Comonwelthi Britanik si model per tu zhvilluar shqiptaret.
Nuk e kam idene e qarte se si sheh kete gje, sepse Commonwealthi Britanik, Britania e madhe ka qene nje perandori detare 5 shekuj, ajo eshte nje perandori e kapitalit, e Megakorporatave, e imperializmit financiar dhe te resurseve natyrale me nje fuqi te jashtezakonshme. Eshte e nje shoqeri e shtresezuar prandaj i ka dy dhoma ne Lordet, Baronet dhe Common : popullin,
Ne si shqiptare nuk kemi tradite dhe fuqine e duhur per te ndjekur nje model te tille sepse jo qe skemi qene ndonjehere imperial , sunduar dike por perkundrazi historia jone eshte lufte per liri gati jemi te fundit qe ndertojme shtetin kombetar.
Pra personalisht mendoj se zhvillimi yne kombetar duhet te karakterizohet nga zhvillimi i kapacitetit tone ne ndertimin e infrastruktures dhe zhvillimit agro – industrial. Ky kapacitet e rrit produktivitetin tone te pergjithshem, Pa rritje te fuqise se produktivitetit tone per km 2 , nuk mund ti rrisim potencialet tona kombetare. Qe ne renesance idea baze ishte : ruajtja e dinjitetit njerezor dhe konceptimi i njeriut si shembelltyre hyjnore, qe dmth te kultivohet kapaciteti kreativ i mendjes , prandaj themeli eshte ndertimi i nje sistemi modern arsimor qe te na aftesoje per te rritur produktivitetin tone nacional, ky duhet te jete edhe mobilizimi yne kombetar nese duam te mbijetojme ne koherat qe po vijne. Qe nga Platoni u etablua idea KNOWLEDGE iS POWER, Progresi nenkuptohet qe INOVACIONI DHE TEKNOLOGJIA sa me teper te perfshihen ne rritjen e kapacitetit tone produktiv, se sa te mbetemi vetem komb qe ka lende te pare dhe resurse te lendes se pare. Ky ishte ideali i eterve themelues te SHBA se ato qe themeluan REPUBLIKEN E PARE MODERNE SOVRANE ku krediti nacional dhe ekonomia fizike ne parimet e idese Lajbniciane u etabluan dhe kjo republike u be republika me e fuqishme ne bote.
Perandoria Britanike ne historine e saj ishte perandori qe si synim kishte EKSPLOATIMIN e resurseve , te popujve per te mbajtur tregun global me mallera te lira per ti siguruar kompanise se pare multinacionale BRITISH EAST INDIA Comp fitime te majme, prandaj eshte modeli qe favorizon nje shtrese oligarkesh shume te pasur qe de fakto kontrollojne shtetin dhe e shfrytezojne per interesa te tyre. PRandaj perandoria Britanika ne histori te qyteterimit ka nxitur shume luftera per ti ruajtur privelegjet ne tregun boteror qe u ka sjellur oligarkeve fitime ekstreme qe edhe sot kjo logjike eshte ne themel te Globalizmit dhe kompanive multinacionale si dhe sistemit te sotem financiar global qe po kercenon sot gjithe njerezimin.
IDENTITETI KULTUROR KOMBETAR
Pra uniformimi i kultures nacionale nepermjet politikes shteterore eshte faktori qe modelon edhe identitetin e nje kombi. Pra kur shteti permes gjuhes standarde dhe vlerave kulturore kombetare edhe kur mungojne, shteti permes instrumenteve kulturore e krijon nje kulture te unifikuar kombetare. Sistemi nacional, e sidomos gatimi i vlerave kulturore kombetare ne shkollen fillore dhe te mesme ndikon ne perphapjen e vlerave kulturore kombetare te unifikuara. Pra te mesuarit e historise kombetare e kultivon vetedijen kombetare. Uniformimi kulturor , gjuha standarde ndikon ne formimin kulturor kombetare.
Prandaj Rilindasit Naimi dhe Sami Frasheri dhe shoqata e Stambollit pikerisht u perpoqen qe te themelojne gjuhen standarde , alfabetin latin per te ndertuar identitetin kombetar tek populli yne. Pra i tille ka qene edhe formimi i kombit tone prej Vellezerve Frasheri e Shoqates se Stambollit te cilet e dhane teorine pellazgjike te origjines se kombit tone, me pas zgjodhen figura historike kryengritese si Skenderbeun qe ishte modeli i nje kryengritesi qe bashkoi gjithe fiset ne nje lufte te perbashket per pavaresi nga osmanet. Pra Sami Frasheri dhe Naim Frasheri e gjithe perfaqesuesit eminent te shoqates se Stambollit.
Ato e themeluan edhe platformen politike te ndertimit te shtetit te pare kombetar. Pra detyra e tyre ishte prej nje populli qe fliste shqip, i otomanizuar dhe mysliman te ndertonin nje identitet kombetar te bazuar mbi gjuhen, mbi historine e perbashket dhe duke punuar ne unifikikimin kulturor te kombit. Pra identiteti kombetar gatuhet kur formohet shteti me lehte sepse ne programimin kulturor ne shkollen fillore dhe te mesme i gatuan nxenesit me gjuhen , letersine, historine dhe formimin kulturor kombetar , ky programim e prodhon edhe identitetin tek pjesetaret e nje etnie qe flet te njejten gjuhe.