Teuta humb edhe në shtëpi nga Shamrock Rovers, eliminohet nga garat evropiane

Teuta ka pësuar humbje edhe në ndeshjen e dytë në Conferece League përballë Shamrock Rovers me rezultat 2-0.

Kampionët e Shqipërisë kishin humbur edhe ndeshjen e dytë me rezultat 1-0, duke u eliminuar me rezultat të përgjithshëm 3-0.

Mesfushori Rory Gaffney ishte ai që shënoi golin e parë në ndeshje në minutën e 20-të.

Pjesa e parë u mbyll 1-0, ndërsa irlandezët shuan shpresat e vendasve në pjesën e dytë.

Ishte sërish Gaffney që shënoi për 2-0 në minutën e 62-të. Të gjitha klubet shqiptare janë eliminuar nga garat evropiane.