Teuta Arifi infektohet me koronavirus

Tetovë, 14 gusht – Kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi përmes profilit të saj në Fejsbuk publikoi se është pozitive në Kovid-19.

Ajo, siç shkruan, ka pasur temperaturë të rritur të trupit dhe dhembje në eshtrat, pas çka ka vendosur të vaksinohet.

“Dje pas disa shqetësimeve të lehta shëndetësore, u testova dhe rezultova pozitive ndaj Kovid-19. Duke respektuar protokolet shëndetësore, në ditët në vijim do të qëndroj në vetizolim duke marrë terapinë e nevojshme”. ka shkruar Arifi.

Ajo është vaksinuar me dy doza të vaksinës dhe i inkurajon qytetarët të vaksinohen sa është e mundur më shpejtë.

”Edhe pse para një muaj e gjysëm pranova dozën e dytë të vaksinës, virusi është ende mes nesh dhe mund ta prekë gjithsecilin. Falë vaksinimit deri më tani kam vetëm simptoma të lehtë, andaj inkurajoj të gjithë qytetarët që sa më shpejtë të vaksinohen. Qëndroni të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm, mbroni veten, familjen, dhe të tjerët rreth jush”, ka shkruar Arifi.

Nga Komuna e Tetovës kumtuan se sot ajo po ndjehet mirë. Bashkëpunëtorët nga Kabineti janë testuar për Kovid-19, nëersa me styre nuk ka të infektuar.