Tetovë, një pacient 21 vjeçar një prej gjashtë viktimave nga covid në 24 orët e fundit

Një pacient 21 vjeçar është një nga gjashtë viktimat nga Covid sot në spitalin e Tetovës, informon Zhurnal.

Siç njofton koordinuesi i covid qendrës, Gzim Nuredini, nga ora shtatë mbrëmë e deri sot në ora shtatë në mëngjes, janë pranuar gjithsej 17 pacientë, ndërsa nëntë janë lëshuar në mjekim shtëpiak.

“Kemi gjashtë të vdekur ndërsa më i riu është 21 vjeç. Numri i përgjithshëm i të hospitalizuarve është 123 persona. Prej tyre, një dozë vaksinë kanë pranuar tetë, ndërsa dy doza vetëm shtatë”, thotë Nuredini.

Për kontrollë në ambulancë, ndihmë kanë kërkuar 188 persona.//Zhurnal.mk