Tetova do të shfrytëzojë përvoja nga një qytet turk për higjienë komunale dhe furnizim me ujë

Tetovë, 25 shkurt – Përvojat e qytetit Konja në Turqi rreth furnizimit me ujë dhe mirëmbajtje të higjienës komunale do të shfrytëzohen në Tetovë, informuan sot  nga administrata komunale. Kryetari i komunës Bilall Kasami sot bisedoi me përfaqësuesit e autoriteteteve të qytetit në Konja.

“Në takim kryesisht biseduam rreth punës së Ndërmarrjes Komunale Publike, nevojat e tyre, si dhe nevojat e qytetarët në lidhje me menaxhimin e mbeturinave në qytet. Përmirësimi i sistemit të furnizimit me ujë, gjithashtu ishte temë e bisedës sonë – problem i dekadës i cili duhet  njëherë e përgjithmonë të zgjidhet. Gjithashtu, i njoftojmë qytetarët se së shpejti, si donacion nga Konja, në qytetin tonë do të arrijnë 100 kontenjerë, të cilat do të shërbejnë për menaxhim më efikas me mbeturinat dhe Tetovë më të pastër”, informuan nga Komuna e Tetovës.

Konja është qytet në rajonin e Anadolisë Qendrore  në Turqi me mbi një milion banorë.