Tetë zjarre të reja në Kumanovë

Kumanovë, 5 gusht  – Tetë zjarre të reja janë regjistruar në rajonin më të gjerë të Kumanovës, kumtuan sot nga QMK. Zjarre ka në Zubovce, Sopot, Çetirçe, Zebërnjak, Llojan, Orashac, Dovezence, Bellakoc.

Janë përfshirë shtëpi dhe objekte në Sopot dhe Çetirçe. Sipas QMK-së janë dërguar 80 pjesëtarë të Armatës, ndërsa pritet të dërgohen edhe numër shtesë.

Paraprakisht, komandanti i njësisë së zjarrfikësve nga Nagoriçane e Vjetër, Dalibor Trajkovski informoi se zjarri drejt Zheluvinos ishte ndezur nga era e fuqishme.

Kryetari i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski bëri thirrje në qetësi dhe bëri thirrje që qytetarët të bashkëpunojnë me zjarrfikësit.