Tetë zjarre aktive, të gjitha fshatërat në afërsi janë të sigurta

Shkup, 10 gusht – Në vendin tonë deri mbrëmë aktiv ishin tetë zjarre pyjore, ndërsa të tjerat pjesërisht janë lokalizuar. Shtabi kryesor për menaxhim me kriza i cili i digjitalizon të gjitha të dhënat nga tereni, nga dje po udhëheqë me menaxhimin e zjarreve pyjore, informon Zhurnal.

Të gjitha fshatërat ku në afërsi ka zjarre janë të sigurta, vendet janë izoluar dhe është bërë një tampon zonë përmes së cilës zjarri nuk mund të kalojë. Në linjë janë vendosur cisterna nëse zjarri kalon nga ana tjetër eventualisht.

Për momentin zjarre aktive ka në komunën e Sarajit në afërsi të fshatrave Raoviq dhe Bukoviq, si dhe në komunën e Petrovecit. Përsëri është aktivizuar dhe zjarri në Çashkë dhe në Vlladiovcë. Mbrëmë gjithashtu u paraqitën zjarre në fshatërat e Velesit, në Kojnicë, Krajnicë dhe Izvor.//Zhurnal.mk