Tetë policë vriten në një sulm me eksploziv në Kolumbi
Të paktën tetë policë janë vrarë në një sulm me eksploziv në Kolumbinë perëndimore, ka thënë presidenti, Gustavo Petro, sulmi më vdekjeprurës ndaj forcave të sigurisë që kur ai mori detyrën duke premtuar t’i jepte fund konfliktit gati 60-vjeçar të vendit.
Burime policore thanë se oficerët u vranë të premten kur automjeti me të cilin ata udhëtonin u godit nga eksploziv, raporton aljazeera.
“Unë e refuzoj me forcë sulmin me eksploziv në San Luis, Huila ku vdiqën tetë policë. Solidaritet me familjet e tyre”, shkroi Petro në Twitter, duke cituar një numër prej tetë të vdekurve që u rishikua më vonë.
“Këto akte janë një sabotim i qartë për paqen totale. I kam kërkuar autoriteteve që të shkojnë në zonë për të marrë hetimin”, tha ai.