Tetë izraelitë janë lënduar në një sulm në Jerusalem

Një person i armatosur ka hapur zjarr ndaj një autobusi afër qytetit të vjetër të Jerusalemit herët në mëngjes dhe ka plagosur tetë izraelitë.

Mediat lokale raportojnë se autori dyshohet të jetë palestinez, një javë pasi shpërtheu dhuna mes izraelitëve dhe militantëve në Gaza.

Sipas spitaleve izraelite dy nga viktimat janë në gjendje të rëndë, ku janë dërguan të plagosurit. Zjarri është hapur në autobus ndërsa ai priste në një parking pranë Murit perëndimor, i konsideruar si vendi më i shenjtë ku hebrenjtë mund të luten.

Policia izraelite ka komunikuar se oficerë të uniformuar u dërguan në vendngjarje për të filluar një hetim. Forcat izraelite të sigurisë hynë në lagjen e afërt Siluan në kërkim të sulmuesit të dyshuar.